Zbulohen lojërat dhe aplikacionet më të mira të vitit 2016

aplikacionetSot është një dhjetor, dhe shënon dhe nisjen e sezonit të festave. Për këtë Google ka publikuar top listën e aplikacioneve dhe lojërave për 2016, bazuar në shkarkimet e tyre nga Google Play Store.

Vitin e kaluar më shumë se 65 miliardë aplikacione janë shkarkuar në telefonët Androidë dhe tabletët nga Google Play në 190 vende të botës.

Aplikacioni më i shkarkuar ka qënë ai i vetë Google për videotelefonata, Duo, i cili të jep mundësi të bësh telefonata me video me këdo që keni në listën e kontakteve dhe që e ka këtë aplikacion, pak a shumë si Skypë apo Face Time i Apple.

Megjithatë këtë vit Google ka vendosur që ti japë çmimin “Best App 2016” aplikacionit Prisma, aplikacioni që i kthen fotot tuaa në një vizatim që duket mjaft realist duke përdorur inteligjencën artificiale.

Ndërkohë përsa i përket lojërave, më i shkarkuar ka qënë aplikacioni Pokemon Go, loja ku mbledh karaktere të Pokemon në botën reale. Për numrin e shkarkimeve ka marrë çmimin “Best Game 2016”.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

karikues-iphone

Kujdes! Ja cfarë rreziku sjellin karikuesit e falsifikuar

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar përdoruesit për rreziqet potenciale që vijnë nga karikuesit ...