Lirimi i "të fortit" të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Aktualitet

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës për lirimin me kusht të kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

"I forti" i Durrësit u lirua me kusht me arsyetimin se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe vitet e mbetura të dënimit do t'i kalojë në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, ky vendim nuk është pritur mirë. Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri akuzoi gjykatën që i dha lirinë Lul Berishës si të korruptuar.

Për këtë rast ka reaguar edhe ministri Tahiri. Ministri tha se lirimi i tij, tregon se Vettingu është kusht i domosdoshëm.

Lul Berisha është akuzuar më parë për disa vrasje, por pjesa më e madhe e këtyre nuk është provuar.

ME TE LEXUARAT