Lezhë, policia: Arrestohet përdhunuesi i vajzës 15-vjecare

Aktualitet

policia-lezheeeNjë i ri është arrestuar nga policia e Lezhës pasi akuzohet se ka përdhunuar një adoleshente 15-vjecare.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se me datë 23 janar 2015, ora 23.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Taulant Lleshi, vjeç 29,  banues në Koder-Mulliri, Lezhë.

Arrestimi sipas policisë, është bërë pasi ndaj tij ka berë kallzim shtetasja M C, 15 vjeçe, se ka bashkëjetuar me këtë shtetas dhe se ka kryer marrdhenie seksuale me dhunë dhe është dhunuar fizikisht.

Policia e Lezhës deklaroi se materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Lezhë për veprat penale “Mardhenie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur  të moshes 14-18 vjeç” dhe “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”, nenet 101 dhe 130/a i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT