Laporta: Mund ta merrja CR7 te Barcelona për 17 milionë euro

Sport

laportaIsh-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte ylli i “Nacex Golf Challenge” në El Prat, e cila i parapriu klasikes së kësaj fundjave, Barcelona-Real Madrid.

Laporta zbuloi për mediat se vite më parë kishte pasur mundësinë për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon për 17 milionë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne kishim nënshkruar me Ronaldinho, Marquez dhe Quaresma. Pastaj, unë isha te Sporting Lisbona, përpara se Ronaldo të bashkohej me Manchester United. Kemi folur me agjentin e tij për të shitur Deco.

Ai na tha se kishte nën menaxhim edhe një djalë shumë të mirë. Bëhej fjalë për Cristiano Ronaldon. Ata kishin rënë dakord me klubin anglez për 19 milionë euro, por ne u kemi ofruar portugezëve 17 milionë euro.”

Laporta foli edhe për të ardhmen e Leo Messit, për të cilin tha se “do të jetë nga ata lojtarë, që do të rrijë gjithë jetën në Barcelonë. Kjo është ajo që duam. Ju pyesni për problemin e rinovimit.

Mesi është një lojtar që duhet të ndjehet i vlerësuar. Duke parë rrethanat, situata të tilla duhet të menaxhohen me aftësi.” Laporta vlerësoi gjithashtu idenë që Gerard Pique të bëhet presidenti i ardhshëm i Barcelonës:

“Ai është një mik imi, ka personalitet të bollshëm, është shumë i drejtpërdrejtë dhe shumë i qartë. Pra, i plotëson të gjitha kushtet që të jetë ajo që vetë dëshiron te Barcelona.”

ME TE LEXUARAT