Përmirësohet Viber, ja risitë që sjell ky aplikacion

Teknologji

viberVersioni më i ri i Viber sjell funksione të reja që e bëjnë më të lehtë shpërndarjen e përmbajtjes, realizimin e video-thirrjeve dhe shumë më shumë se kaq.

Përditësimi i ri që tashmë është në dispozicion gjithashtu sjell edhe mundësinë e pagesave në aplikacion, duke mundësuar më lehtë blerjen e kredive për thirrjet jashtë aplikacionit.

Ndërsa opsionet tjera përfshijnë edhe mundësinë e shpërndarjes se kontakteve si mesazh në Viber, shfaqjen e fotografive nga linqet e dërguara mes përdoruesve, bërjen e thirrjeve direkte me video nga lista e kontakteve ose thirrjet e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera Viber tani ka shtuar edhe 500 ngjitësa të rinj, të cilët mund të dërgohen në chat.

ME TE LEXUARAT