Kuçovë, krimi në familje, familjarët: Ja e vërteta

tirane-policiaKrimi në familje që u raportua nga Kucova, mësohet të ketë një tjetër të vërtetë. Mësohet nga familjarët e autorit, se shkaku i vrasjes ka qenë fakti se kushtet ekonomike të familjes kanë qenë tepër të vështira. Rreth orës 1 pas mesnate, Rruzhdi Luzi vrau me thikën e bukës, gruan e tij 49-vjeçare. Fillimisht u dyshua se ngjarja kishte ndodhur për motive xhelozie, por familjarët e çiftit hedhin poshtë këtë gjë. Tepër të tronditur nga ngjarja, familjarët e autorit deklarojnë se çifti kishte probleme të mëdha ekonomikë, pasi të dy burrë e grua ishin të papunë, dhe të ardhurat i siguronin nga kultivimi i ullinjve.

Mësohet se tre fëmijët e çiftit ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes.

“Pasi e vrau gruan e njoftoi vetë policinë. Fëmijët janë zgjuar kur ka ardhur policia”, thotë të afërmit e tyre.

Sakaq, policia e Kuçovës ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërsa vijon hetimet për zbardhje e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Drejtori i CIA-s vizitë “sekrete” në Shqipëri, ambasada amerikane: Ja me kë u takua

Kreu i CIA-s amerikane zhvilloi nje vizite ne Shqiperi diten e sotme ...