Kryeministri Rama kërkon ndjesë në urimin e tij

Edi Rama, kryeministri i vendit ka përgatitur një urim për të gjithë shqiptarët. Me anë të një videomesazhi, Rama kërkon dhe ndjesë ndaj popullit të tij.

Kreu i qeverisë e nis duke i kërkuar ndjesë atyre që janë prekur nga korruptimi i drejtësisë. Më pas u kërkon falje viktimave të dhunës në familje, duke veçuar femrat.

Rama i kërkon ndjesë familjeve me ndihmë ekonomike, pensionistëve, të rinjve dhe të gjithë atyre që lanë vendin tonë për një jetë më të mirë jashtë shtetit.

Urimi i Ramës

Mirëmbrëma të gjithëve

Ndjesë kujtdo që është përballur me padrejtësi shtetërore gjatë këtij viti që po ikën. Do luftojmë edhe më shumë që në vitin e ri shteti të jetë më i drejtë për të gjithë. Ndjesë çdo shqiptari që këtë vit ka rënë viktimë e pushtetit të korruptuar gjyqësor. Jam i bindur që Viti i Ri do të jetë viti më i mirë për drejtësinë në këto 25 vjet dhe i pari në një sistem drejtësie që do të garantojë barazinë e gjithë shqiptarëve para ligjit.

Ndjesë çdo viktime të dhunës në familje që këtë vit e tronditi vendin me rastet më ekstreme. Duhet të bëjmë më shumë karshi këtij fenomeni që godet gratë e vajzat në veçanti, por edhe njerëz të komuniteteve të ndryshme.

Ndjesë çdo pensionisti të vetmuar që nuk ka kush i thotë Gëzuar! dhe viti i ri ngjan për të një përsëritje e të vjetrit. Nuk do ta reshtim përpjekjen të bëjmë më shumë vitin e ardhshëm.

Ndjesë familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike, atyre që barra e të shkuarës i rëndon ende aq shumë sa të mos i lejojë të marrin frymë as sonte, pavarësisht se kemi 3-fishuar ndihmat ekonomike.

Ndjesë personave me aftësi të kufizuar e po ashtu veteranëve të luftës se nuk kemi bërë dot më shumë për ta. Jemi përpjekur të vendosim dinjitetin e tyre në vend.

Ndjesë familjeve që jetojnë në qindra fshatra ku era e rilindjes urbane nuk i ka prekur akoma. Për ne nuk ka qytetarë të dorës së parë apo të dorës së dytë, të gjithë janë të barabartë.

Ndjesë çdo punonjësi të forcave të rendit të sigurisë që mund të jenë ndjerë keq nga shpifjet që synojnë kriminalizimin e policisë së shtetit.

Ndjesë çdo mjeku që e bën me përkushtim puën që është ndjerë keq nga futja e bluzave të bardha në të gjithë thesin e baltës për shkak të sjelljeve të padrejta.

Ndjesë çdo familjari apo pacienti që ka rënë pre e sjelljeve të padrejta të mjekëve të korruptuar.

Ndjesë çdo mësuesi që jep dijen e tij në klasa që nuk kanë kushtet e duhura.

Ndjesë çdo vajze a djali të ri, që rruga e punësimit mund të jetë bllokuar nga mekanizmat e vjetër në vite që pengojnë vlerësimin e meritës.

Ndjesë çdo të riu që ka marrë rrugën e emigrimit këtë vit pasi është ndjerë i lënduar për ta vijuar këtu rrugën e jetës së vit.

Ndjesë çdo shqiptari që është ndjerë i fyer nga fjalori i parlamentit, pjesë e të cilit kam qenë edhe unë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kontrolli në banesë, arrestohet 34-vjecari, ja ku e kishte fshehur drogën

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi në banesën e ...