Krujë, vidhet shkolla 9-vjeçare në fshatin Nojë

Aktualitet

policiaPolicia e Krujës ka raportuar një vjedhje në fshatin Nojë. Mësohet se në këtë fshat ka rënë pre e vjedhjes shkolla 9-vjecare. Ende nuk dihen autorët, por raportohet se janë marrë dy monitorë dhe 4 njësi kompjuterike. Policia policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi policisë:

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për identifimin dhe kapjen e autorëve, pasi më datë 05.12.2016, gjatë natës në fshatin Nojë, Krujë, është vjedhur shkolla 9 –Vjeçare.Autorët kanë marrë dy monitor kompjuteri dhe katër njësi kompiuterikë të markës “Acer”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal”.

ME TE LEXUARAT