Krujë, gjendet trupi i pajetë i një 40-vjeçari, policia: Dyshojmë se ka 3 ditë i vdekur (Emri)
Lajmifundit
/
7 Dhjetor 2016, 14:41
Aktualitet
Gjendet një person i pajetë brenda banesës ku jetonte i vetëm. Mësohet nga policia e Krujës se shtetasi Tonin Dobrozi, 40-vjeç ka 3 ditë që ka vdekur. Sipas të njëjtave burime, ky shtetas jetonte vetëm në banesën e tij në fshatin Binaj, pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja. Cifti kishte edhe dy fëmijë, por që pas divorcit i kishin kaluar në kujdestari ish-bashkëshortes së tij. Policia po punon për shkaqet e ngjarjes, dhe hiqet nga pista se mund të jetë vrarë, paso nuk ka shenja dhune në trup.