Kriza e Euros, parashikimet për 2017

76
Kliko per me shume info

Java e fundit e vitit 2016 ka sjellë ndryshime të vazhdueshme të euros në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e Bashkimit Europian arriti pikën më të ulët në 7 vjet ndaj lekut në datën 22 dhjetor kur u këmbye me 134.4 lekë.

Që pas kësaj date, monedha e përbashkët europiane ka fituar terren dhe sipas Bankës së Shqipërisë, aktualisht këmbëhet me 135.2 lekë. Megjithatë, ecuria e kursit mes euros dhe lekut do të vazhdojë të diktohet nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.

Kliko per me shume info

Ekspertët presin që ky trend të vazhdojë edhe në 2017. Prestigjozja “Financial Times” pyeti një grup ekonomistësh të njohur se cila do të jetë ecuria e kursit të këmbimit euro-dollar gjatë vitit të ardhshëm. Pjesa dërrmuese e tyre presin që në 2017 euro të zbresë në paritet me dollarin amerikan, pra të këmbëhen në raportin 1 me 1.

Nëse ky parashikim vërtetohet, ndryshimi i raportit mes euros dhe dollarit pritet të reflektohet edhe në tregun shqiptar ashtu sikurse ka ndodhur deri më tani duke ndikuar më tej kursin e këmbimit të këtyre dy monedha me lekut drejt një ekuilibri të ri.

/ Top Channel

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here