Mbyti dy djemtë, vrau veten, policia: Ja shënimet që autori i la babait

Aktualitet

krimi-korcePolicia e Korces ka dhene detaje te reja ne lidhje me krimin e rende te ndodhur ne famije ku babai 41-vjecar ka mbytur dy djemte e tij dhe me pas ka vrare veten.

"Më datë 05.12.2016 në lagjen nr 4, të qytetit të Korçës, rruga “Koli Tupa” në banesë janë gjetur të pajetë nga familjarët e tyre, trupat e shtetasve N.T, 41 vjeç, V.T, 4 vjeç (djali i tij) si edhe J.T, 7 vjeç (fëmijë i ardhur nga martesa e parë, e bashkëshortes së 41 vjeçarit)", theksoi policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas saj, nga veprimet hetimore të kryera nga ana e shërbimeve policore në vendngjarje, rezulton se shtetasi N.T, gjatë natës, pasi ka mbytur e më pas ka varur dy djemtë e tij të mitur, është vetëvarur edhe vetë në ambjentet e dhomës së tij. Në vendin e ngjarjes janë konstatuar edhe disa shënime, të cilat viktima ia kishte lënë babait të tij, ku e sqaronte atë për aktin që do të kryente.

Mesohet se ne shenimet qe ka lene per babain, autori i vrasjes ka theksuar se gjithcka po e kryente per shkak te xhelozise ndaj te shoqes e cila kishte marre rruge te keqe.

Naum Toshi i ka shkruar babait se "nuk te pyeta kur u martova me Marsela Toshin dhe as tani nuk do te te pyes per fundin tragjik.

"Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.T, 22 vjeçe, me të cilën i ndjeri ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

Policia ka kryer gjithë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, për veprën penale :“Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal", ben me dije policia.

ME TE LEXUARAT