Kosovë, ngrihet akuzë për terrorizëm ndaj një të dyshuari

Kosovë&Rajon

akuze-terrorizemProkuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Gj., për shkak se ka kryer veprën penale, bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj.

Sipas aktakuzës i pandehuri gjatë viteve 2014 – 2015, duke jetuar në Gjermani është bërë përkrahës i organizatës terroriste “ISIS”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, policia gjermane më 18 prill të vitit 2015 e ka deportuar për në Kosovë, ku edhe më tutje i nxitur nga ideologjia e lartpermendur, më datë 11 dhjetor 2015, nga aeroporti i Prishtinës ka udhëtuar për në Turqi, duke u fshehur si anëtar i OJQ-së, “LIZA-R”, ashtu që është ndarë nga grupi dhe ka vazhduar për në Siri, duke iu bashkangjitur grupit të shqiptarëve të cilët luftojnë në radhët e organizatës “ISIS”.

Ndërkaq, më 25 shkurt 2016, me rastin e kalimit ilegal të kufirit dhe hyrjes në Turqi nga Siria është zënë nga autoritetet turke, me ç ‘rast është paraqitur si shtetas i Rusisë, Ashab Arsayev, i cili është paraburgosur, kurse më 5 shtator është deportuar për në Kosovë.

Me këto veprime, i pandehuri A.Gj., ka kryer veprën penale, “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

ME TE LEXUARAT