Korçë, aksidentohet për vdekje kalimtari, në pranga 36 vjeçari
Lajmifundit
/
7 Dhjetor 2016, 14:51
Aktualitet
Aksidentohet për vdekje një 78-vjecar ditën e sotme në Korcë. Mësohet se viktima është përplasur nga shtetasi Renato Shahinas, 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e sotme. Policia raporton se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por policia ka arritur ta kapi duke e vënë në pranga.