Komandanti i Graçanicës shkarkohet, zbatonte ligjet e Kosovës

Kosovë&Rajon

Strukturat paralele dhe komuna e Graçanicës prej kohësh janë duke bërë presion për të shkarkuar komandantin e policisë, që zbatonte në mënyrë korrekte vijën komanduese të Policisë së Kosovës dhe luajal nga shtetit të Kosovës.

Komandati serb i Graçanicës, Branisllav Trajkoviç, luajal ndaj shtetit dhe institucioneve të Kosovës, u shkarku sot nga detyra, ndërkohë që zyrtarisht Policia e Kosovës ende nuk ka dalë më qëndrim zyrtarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Komandanti Trajkoviç, njihet si komandat policorë që vjen nga komuniteti serb, dhe si zbatus i rregullt dhe korrekt i institucioneve dhe linjës komanduese të Policisë së Kosovës, gjë e cila nuk ndodhë me komandantë tjerë që vinë nga komuniteti serb dhe kryejnë të njejta detyra në komunat me shumicë serbe

Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë për regjionin e Prishtinës, i tha Rtklive.com, se për momentin nuk mund të konfirmojë asgjë për shkarkimin apo jo të komandatit të Policisë së komunës së Graçanicës, Branisllav Trajkoviç.

Nga ana tjetër, burime nga Policia e Kosovës thanë se komandati i Graçanicës, ishte halë në sy për strukturat paralele serbe në këtë komunë, struktura të cilat prej kohësh po kërkonin shkarkimin e tij.

Shkarkimi i tij, është edhe zyrtarisht nga asambleistët e kësaj komune, sipas të cilëve komanti kishte rezultate të dobët, rrënoi sigurinë e qytetarëve, nuk mbrojti pasurinë e qytetarëve dhe nuk kishe besimin e popullatës së kësaj zone.

" Kishte kohë që po hetohej nga standardet profesionale në Policinë e Kosovës, por të gjitha këto kanë ardhura nga presionet e strukturave serbe. Shkarkimi është pjesë e pavareve politike", tha zyrtari i lartë policorë për RTK-në.

ME TE LEXUARAT