Kokëdhima: Koalicioni me PDIU-në është i gabuar

Politikë

kokedhimaa“PDIU nuk sjell nё Parlament asnjё vlerё tё shtuar pёr tё majtёn e bashkuar qё ka 85 mandate”, u shpreh politikani dhe botuesi Koço Kokëdhima, gjatë një bashkëbisedimi me socialistët e Vlorës. Ai përsëriti qëndrimin e tij se koalicioni me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është i gabuar.

“Disa herё e kam shpjeguar se marrja e PDIU-sё nё koalicion ёshtё e panatyrshme dhe e panevojshme. Madje ёshtё e gabuar. PDIU nuk sjell nё parlament asnjё vlerё tё shtuar pёr tё majtёn e bashkuar qё ka 85 mandate. Drejtuesve tanё ju duhet kjo lёvizje pёr tё kompensuar pozitёn e humbur tё Partisё Socialiste nё elektorat. Drejtuesit tanё mendojnё tё ruajnё peshёn e koalicionit, duke joshur e shpёrblyer aleatё tё rinj me pushtet e poste pune, por nuk mendojnё si tё ruajnё dhe tё rrisin ndikimin elektoral tё Partisё Socialiste”, u shpreh Kokëdhima. Sipas tij, gjёja e duhur ёshtё tё ruhet pesha e koalicionit tё sё majtёs sё bashkuar, duke rritur dhe forcuar Partinё Socialiste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Kokëdhimës, “kjo sigurisht nuk mund tё bёhet pa i dhёnё fund kulturёs sё tradhёtisё, intrigave, pёrҫarjeve e luftёrave tё paprincipta brenda familjes sonё politike”. “Partitё politike nё Shqipёri, janё autokratike, nuk kanё standarde, kulturё funksionale e demokraci tё brendshme.Fatkeqёsisht edhe Partia Socialiste nё kёto vite nuk i pёrmirёsoi standardet e saj si parti politike moderne, por i pёrkeqёsoi dukshёm e nga viti nё vit ato, duke shkuar paradoksalisht gjithnjё e mё shumё, drejt bashkёsive parapolitike”, tha Kokëdhima. Ai shtoi se, “nё vend qё Partia Socialiste tё bёnte qё partitё e vogla aleate ose bashkёsitё parapolitike shqiptare, tё ktheheshin nё parti politike, tё adaptonin standarde, tё motivoheshin pёr tё rritur e pёrmirёsuar kapacitetet e tyre, dhe mё sё fundi tё detyroheshin me ligj pёr t’u reformuar, ndodhi e kundёrta”.

“Do tё duhej p.sh., qё partia ҫame qё hyri nё koalicion me PS-nё tё bёhej si Partia Socialiste e supozuar, por nё tё vёrtetё ndodhi e kundёrta: Partia Socialiste u bё si partia ҫame. Ajo po shkon gjithnjё e mё shumё drejt njё bashkёsie parapolitike, qё nuk funksionon me rregulla, nuk garanton tё drejtat e anёtarёsisё pёr t’u zgjedhur e pёr tё zgjedhur, nuk ka debat e ekspertizё, njerёzit emёrohen nga lart, nuk zgjidhen nga poshtё, partia ёshtё e mbyllur, drejtuesit nuk japin llogari dhe nuk kontrollohen nё asnjё formё nga ata qё i zgjedhin, kasta drejtuese shkёputet nga baza dhe vetёm e shfrytёzon bazёn e partisё dhe elektoratin, por nuk e shёrben dhe nuk e pёrfaqёson atё”, nënvizoi Kokëdhima.

ME TE LEXUARAT