"Kodheli balerinë", Braçe hedh dyshime: Grekët e kanë një shqiptar që i "udhëheq"

Politikë

Edhe deputeti i PS-së, Erion Brace ka reaguar pas shkrimit të gazetës greke për ministren Mimi Kodheli.

Braçe shprehet se grekët e kanë gjithnjë një shqiptar që ti "udhehëq" në një sulm të ri, shpifje të ndyre e të ulët, qoftë kjo dhe një grua, duke hedhur dyshimet se pas gjithë këtij skandali fshihet dora e një shqiptari.

Postimi i plotë i Erion Braçes: 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mimi Kodheli i ka degjuar te gjitha deri me sot! Te gjitha!

Por nga shqiptare.

Ka nje soj shqiptaresh ne politike qe jane te afte te thone gjithçka.

Sali Berisha eshte njeri dhe, ai i ka thene te gjitha.

Nese greket e llumit kane shtuar edhe me, diçka me shume se ky shqiptar, kjo nuk duhet te habise kerkend.

Greket e kane gjithnje nje shqiptar qe ti "udheheqe" ne nje sulm te ri, shpifje te ndyre e te ulet. Edhe ndaj nje gruaje, po po edhe ndaj nje gruaje.

Ndaj nuk me duket dhe aq greke, pavaresisht se banale, shpifja e fundit e tyre. Jane bashke, prej vitesh jane bashke.

Ne ane tjeter, shoh se ne "lajmet" asnjeanese shqiptare, ka nje referim- "media greke". Me duhet te bej nje nenvizim te cilin e ben kushdo duke pare Greqine;

Kur behet fjale per nacionalizmin banal grek, ne Greqi nuk ka me media-ne kuptim te institucionit te pavarur, te balancuar, etik dhe profesional; shteti e media atje jane nje.

Ndaj, nga pardje deri sot, nuk ka nje ze te vetem ne Greqi te denoje shpifjen e ulet dhe sulmin banal ndaj nje gruaje shqiptare; nuk ka ne shtet, qeverine e tyre, por nuk ka as ne shoqeri, ne media gjithashtu.

Te kuptohemi,

une as qe pres qe nje "i djegur", i fryre deri ne gushe me firomen e nacionalizmit dhe i veshur ne menyren me qesharake te mundshme me petka ushtarake, sic ky ministri i Mbrojtjes se Greqise,

te denoje sulmin ndaj nje homologeje, pjestare e tavolines se ngushte te nje familje-NATO-s.

Se ben dot nje grek si ai!

Po ne Shqiperi?

Ne Shqiperi nuk kane te ndenjura-po tregohem i kursyer.

Kur them kete nuk kam parasysh Evangelos Doules,

as ngrihet deri ketu ai.

Po kam parasysh shume e shume te tjere;

Se pari, grate e politikes, me te shumta se kurre, por me te ndara se kurre edhe kur ndodh ky sulm i papare ndaj nje gruaje sic ato.

Deputete apo ministre, duhet ta kishin nje qendrim.

Heshtja nuk ben pune!

Se dyti, grate e angazhuara pertej politikes, ato qe e kane nje ze-pushtet eshte dhe ky, kane luftuar e vijojne ta bejne kete per te nxjerre te tjera gra nga trysnia e dhunes gjithfaresh qe rri mbi kokat e tyre, per shkak se jane gra, pa fuqine e banalitetit te burrave.

Dhune eshte edhe ky sulm i ulet e banal!

ME TE LEXUARAT