Hakmerret gazeta greke: Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në klube nate

Aktualitet

Pas deklaratave të bëra nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për homologun grek Panos Kammenos ku i bënte të qartë se “Ka ikur koha e satrapëve” vjen edhe hakmarrja e fqinjve.

Gazeta greke militaire.gr shkruan se Kodheli para 25-vitesh ishte një balerinë që punonte në një klub nate në Greqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat greke shkruajnë se ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është shumë e interesuar në çështjet e femrave që kalojnë vështirësi dhe dalin në krye.

“Para 25 vitesh, ajo ishte një balerinë e bukur që punonte në Syngrou Avenue, siç kujton Christos Capucco. Më pas ajo shkoi për studime në SHBA ku kreu doktoratë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pasi u angazhua në politikë, sot ajo është ministre e Mbrojtjes në shtetin fqinj"-, shkruan faqja “militaire.gr”.

Më tej mediat greke shkruajnë se Mimi Kodheli si një grua e edukuar duhet ta dijë shumë mirë se çamët kanë bërë çdo gjë kundër grekëve në periudhën e pushtimit nga nazistët.

“Kodheli gjithashtu duhet ta dijë mirë që vendi i saj nuk mundtë jetë kërcënim ushtarak për asnjë vend në rajon”, shkruhet më tej.

Në shkrim nënvizohet se Shqipërisë nuk mund t’i vijë në ndihmë as Turqia, kur ajo të kthehet në një vrimë të zezë në hartë.

“Ishte Greqia që hapi kufirin dhe pagoi një kosto të lartë nga rrëzimi i sistemit totalitar”, thuhet në shkrim duke kujtuar pritjen e mijëra emigrantëve shqiptarë pas viteve 1990.

ME TE LEXUARAT