Koço Kokëdhima: Pse tentova të ndaloj përjashtimin e Tom Doshit nga PS

Politikë

Ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, shprehu edhe një herë mospëlqimin e tij për përjashtimin e Tom Doshit nga grupi parlamentar i PS.

I ftuar në emisionin “Të Pa-Ekspozuarit”, Kokëdhima tha se të nxirrje një deputet nga grupi parlamentar nuk përbënte sens.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë ish-deputeti tha se edhe pse Doshi nuk është më deputet i PS në dukje, ai vazhdon të jetë në prapaskenë.

“E kam deklaruar që nuk duhet ta përjashtonim Tom Doshin nga grupi parlamentar, sepse Doshi ishte dhe është deputeti i PS. Nuk është më në dukje, por është në prapaskenë. Është dhe ishte deputet i PS dhe nuk bën sens që të përjashtojmë një deputet nga grupi parlamentar. Kur ka probleme një deputet të përgjigjet para ligjit. Zgjedhjen e deputetëve duhet ta bëjë populli. S’e bëj për Doshin se e kam mik, por do e bëja për çdo deputet këtë mbrojtje” tha Kokëdhima.

ME TE LEXUARAT