Koço Kokëdhima: Lëvizja ime brenda PS ka nisur, ja me kë e kam ‘luftën’

Politikë

Koço Kokëdhima duket se i ka bërë mirë llogaritë. Ai premtoi një lëvizje të re brenda së majtës, duke dalë kështu kundër Partisë Socialiste dhe ish-mikut të tij, kryeministrit Edi Rama fill pasi u përjashtua nga familja e madhe socialiste pas një vendimi të papritur të Gjykatës Kushtetuese, që i hoqi mandatin. Por çfarë planesh ka realisht?

Në emisionin “Të Pa-ekspozuarit” të Gazetarit Ylli Rakipi në News 24, vetë Kokëdhima pranoi të jetë tërësisht në kushtet e një lëvizje brenda partisë, por nuk pranon që këtë po e bën për të rivalizuar Ramën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk i kuptoj fare se ato që bëj unë atje të jenë gjëra kundër PS dhe as kundër Edi Ramës. Në jetën time politike nuk kam bërë asgjë deri sot dhe në të ardhmen as kundër personave të caktuar dhe as kundër ish-miqve të mi. Do bëj vetëm luftëra që janë në favor të kuazave dhe çështjeve të publikut. Mendoj se jemi tërësisht në kushtet e një lëvjzje brenda PS që e pasuron debatin brenda kësaj partie”,- tha ai.

INTERVISTA

Ylli Rakipi: Ju ishit frymëzuesi i Ramës për të marrë PS. Madje ka zëra që ti kur kaloje me Ramën tek godina e PS, i thoshe ‘duhet ta marrësh ketë godinë’. Pse shumë njerëz ju akuzojnë sot se bëtë këtë pasi ikët nga deputet, ku keni një akuzë jo vetëm për manipulim të së djathtës. Çfarë është revolta juaj? Çfarë është kjo ndarje gati si me thikë?

Koco Kokëdhima: Unë në të gjitha ato komente që ndoqa, sigurisht ka gjëra që qëndrojnë ka dhe gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Ja i pritur të diskutojë çështje që lidhen me interesin publik. Nuk jam i prirur të diskutojë as historitë personale. Një gjë është thelbësore se në gjithë karrierën time në politikë në këto 3 vjet e gjysmë, marrëdhëniet e mira me Ramën dhe kolegët e tjerë në PS janë marrëdhënie politike, zyrtare, etike dhe profesionale dhe nuk janë marrëdhënie miq e shokësh. E kam shpjeguar gjithmonë. Gjëja e dytë që mund të them është se nuk i kuptoj fare se ato që bëj unë atje të jenë gjëra kundër PS dhe as kundër Edi Ramës. Në jetën time politikë nuk e kam bërë asgjë deri sot dhe se në të ardhmen e as kundër personave të caktuar dhe as kundër ish-miqve të mi. Do bëj vetëm lufta që janë në favor të kauzave dhe çështjeve të publikut. Mendoj se jemi tërësisht në kushtet e një lëvizje brenda PS që e pasuron debatin brenda kësaj partie.

Ylli Rakipi: Ju kanë larguar nga strukturat e PS. Ditët që ju ishit në Vlorë, kreu i grupit parlamentar ka marrë vendimin ju të largoheni nga PS…

Koco Kokëdhima: Kjo që thoni ju është një e vërtet që fillon më herët. Nuk është mirëpritur lëvizja dhe bashkëbisedimi im me PS dhe drejtimi në PS. Nuk është mirëpritur. Ky është fakt, Kjo është diçka e gabuar. Kur them nuk është mirëpritur, kam parasysh gjithë ato reagime që kanë ndodhur, Në ato fjalimet e mia kam denoncuar shumë raste të presioneve. Ka persona që mendojnë dhe mbështesin këtë lëvizje janë ndëshkuar padrejtësisht. Janë pushuar nga puna, janë ushtruar presione. Në tre vjet e gjysme në PS kam mbajtur qëndrimet e mia. Brenda partisë kam mbajtur idetë e mia dhe ato çështje i kam prezantuar në çdo rast. Ne kemi pasur vazhdimisht debate. Vendimi i Kushtetueses mendoj se ishte vazhdimi i gjithë atyre mospërputhjeve dhe kontradiktave të brendshme me mjetet e tjera. Ishte diçka që për mua ka qenë dhe ndaj jam nisur që në PS duhet të sundojë solidariteti i sinqertë. Nuk mund të përdoren as intriga.

Ylli Rakipi: Kujt ja thoni këtë gjë?

Koço Kokëdhima: Gjithë kjo çfarë ka ndodhur dhe unë nuk jam lumturuar dhe as nuk jam ndjerë i mërzitur. Si ta demokratizojmë PS dhe qeverisjen e vendit.

Cim Peka: Në insertin që dëgjova ishte se Kushtetuesja vendosi që Berisha në bashkëpunim me socialist. Po kush socialist bashkëpunon me Berishën? Unë mendoj se ai është Edi Rama. Përveç Ramës askush..

Koço Kokëdhima: Unë nuk bie në kurth me deklaratat tuaja. Nuk bëj rolin e policit. Në Vlorë kam thënë diçka tjetër; ‘e majta e përdori si mbulesë armiqësinë e Berishës ndaj qëndrimeve të mia’. Nuk është se kam mungesë kurajo për tu mbrojtur. Si pëlqej telenovelat që nuk kanë interes për qytetarin.

Cim Peka: Pse dhe kush?

Koço Kokëdhima: Në 9 maj kam qenë në Sekretarat dhe u dha vendimi i Kushtetueses dhe në 10 maj në PS është vendosur zëvendësimi im dhe unë nuk kam qenë i ftuar të marrë pjesë. Më pas mua më zëvendësuan me Kodhelin. Unë dua të jem i qartë, pasi nuk jam as adoleshent dhe as i papjekur. Nuk bëj inatçorin.

Koço Kokëdhima: Në fillim të mandatit tonë të gjitha çështjet kanë pasur qëndrimin tim. Nëse doni të dini çfarë kam unë me PS, Edi Ramën, me të gjithë kolegët, është e thjeshtë: Në fillim të mandatit kishim një mospërthuje për armët kimike. Qëndrimi im ishte ai që mbajtën vende në perëndim. Asnjë nuk i pranon armët kimike. Prr kanabisin, pata qëndrimin që ka e gjitha bota e kulturuar. Ju doni që unë të them gjëra që doni ju.

Ylli Rakipi: A është një parti demokratike kjo (PS)?

Koço Kokëdhima: PS, PD dhe partitë e tjera në Shqipëri janë parti pa institucione, pa kulturë funksionale. Pa kulturë demokratike nuk mund të qeverisin në mënyrë demokratike. Nëse nuk demokratizojmë partitë politike nuk do kemi demokraci. Nëse nuk demokratizojmë qeverisjen e vendit, nëse nuk kurojmë sëmundjet e sistemit, nuk do kemi zhvillim ekonomik.

Andi Bushati: Më bëri përshtypje nga ju, një lloj komploti i së majtës me atë që ndodhi në gjykatën kushtetuese, është një qime floku, 200 mijë lekë të vjetra që mund të të dënojnë. Unë nuk besoj që Rama mund të mos ketë qenë aktiv për t’ju mbrojtur.

Koço Kokëdhima: Unë nuk flas për emra të përveçëm , as për Ramën. Nukk ka asnjë shkelje në veprimtarinë time, asnjë qindarkë. Gjykata ka pohuar se s’kam nënshkruar asnjë marrëveshje që kur jam bërë deputet. Kjo është e pavërtetë. Ilir Beqaj ka bërë një kontrakë 6 muaj pasi është bërë deputet. E gjithë lëvizja që unë bëj sot në parti, nuk e kam filluar sot, por në shtator 2013, kjo lëvizje është zhvilluar brenda partisë, kurse tani jashtë saj.

Ylli Rakipi: Pushteti i sotëm shet vendet e punës. Nëse shiten vendet e punës, ne me siguri do kemi përshkallëzim të korrupsionit. Ti deri dje të vrisje për PS e Ramën

Koço Kokëdhima: Unë për Ramën kam bërë maksimumin që mund të bëjë një pjesëtar i grupit parlamentar.

Koço Kokëdhima: Këtë program që zhvilloj si një lëvizje politike brenda PS e kam shpallur shumë kohë më parë.

Ylli Rakipi: Çfarë nuk shkon që po bën program tjetër Cila është sëmunjda e PS?

Koço Kokëdhima: Gjëja e parë që duhet të rregullojmë në PS është zgjedhja e përfaqësuesve për deputetë, këshilltar kryebashkiak.

Çim Peka: Parimisht keni të drejtë por PS është partia e parë ku kryetari i saj ka frikë të bëjë zgjedhje. Ka dy vjet që e kërkon Blushi, juve s’ju kam dëgjuar ndonjëherë?

Koço Kokëdhima: Nuk është problemi i zgjedhjeve, por i mënyrës si bëhen zgjedhje Blushi do jepte kontribut në PS po të mos merrej me një cështje tenike siç është zgjedhja e kryetarit. Nevoja për reformimin e PS është komplekse. Më intereson tërësia e standardeve dhe më e rëndësishmja në PS është zgjedhja e deputetëve.

Artur Zheji: Kemi parë metamorfozë ju keni qenë një nga miqtë e Ramën, mentor e keni marrë nga dora keni bërë luftën ndaj Nanos, e keni marrë nga dora bëtë marrëveshjen me metën e çove edhe në kolltukun kryeministror Ju njiheni si krijuesi i tij poltik. Krijuesi dhe i krijuari mendon që është më i zoti se ju. Sa ka këtu hidhërim personal? Sa ka dramë reale të PS?

Koço Kokëdhima: E thashë edhe në fillim flasim për papunësinë, gjithë call center që mbyllen e lënë 25 mijë të rinj pa punë, problemet e mprehta të ekonomisë bujqësisë. Nuk më pëlqen të flas për marrëdhëniet personale me Edi Ramën. Marrëdhëniet me të i kam pasur politike, asnjë marrëdhënie tjetër

Artur Zheji: Ju mbani koston, ne mendojmë që po fsheh diçka…

Koço Kokëdhima: Nuk kam asnjë fije floku zemërim me Ramën, jo më Shekspirian. Kam vuajtur si sipërmarrës në këtë vend, një sistem politik të kalbur, pa rregulla pa barazi. Jam shumë i vetëdijshëm çfarë situate ka Shqipëria…

Çim Peka: Nëse nuk na jepni përgjigje konkrete cilat janë përplasjet tuaja me Ramën, e folura parimisht nuk zgjidh gjë…

Artur Zheji: Çfarë kritikon nga Rilindja koncesionet, mjekësinë?

Koço Kokëdhima: Në tërësi jam kritik me performancën e insitucioneve kushtetuese, Parlamentin me mënyrën si e përfaqësojnë popullin, si i mbrojnë çështjet, raporti që kanë me njerëzit e thjeshtë, me realizimet tona në këto 3 vjet.

Ylli Rakipi: Po me ekzekutivin?

Koço Kokëdhima: Në tërësi është qëndrim kritik

Artur Zheji: Kemi pasiguri, deri kur mund të shkojë zemërimi ndaj jush?

Koço Kokëdhima: PS është parti elektorale nuk jemi në diktaturë këtu. Unë e kam deklaruar qysh në 10 maj do qëndroj në politikë dhe do jem më aktiv se në 3 vitet e shkuara. S’më përjashton askush nga PS.

Artur Zheji: Ke dy përjashtime? Nga parlamenti dhe nga detyrat funksionale mund të vijë edhe një i tretë që të heqin teserën

Koço Kokëdhima: Nuk besoj që vjen por edhe nëse vjen s’ka problem. Unë besoj vetëm çfarë bëj vetë. Nuk merrem me skenarët e komploteve. Çfarë është problemi kryesor? Problemi kryesor është…

Ylli Rakipi: Ti po u fute në miting..na mbylle emisionin..

Koço Kokëdhima: Me këtë sistem jeni? Me këtë skemë zgjedhjesh?

Ylli Rakipi: Të hoqën mo të hoqën…në 23 të hoqën..Po mu përgjigj.

Çim Peka: duke qenë se është e sigurt që Rama s’të propozon më..Ti mendon se mund të zgjedhin njerëzit..

Koço Kokëdhima: Jo jo se mendoj. Deputetët duhet t’i zgjedhin qytetarët e Shqipërisë. Deputetë që nuk bëjnë përfaqësim. S’dua ti fus në një vend të gjithë, por ka nga ata që s’bëjnë asgjë.

Ylli Rakipi: Nuk të lë të flasësh kështu…është emisioni im

Koço Kokëdhima: Më lerë ta shpjegoj. E kisha mbaruar.

Rakipi: Ne dyshojmë për projektin tënd.

Andi Bushati: Shqetësimi im për daljet në fushatë, dhe ajo që më ka tërhequr është se e shoh si simbol i kësaj kaste dhe jo kur e godet. Zoti Kokëdhima bëhet njeriu i parë që nxiton të pajtoj Ramën me Doshin. Në shumë nga lëvizjet këtij 3 vjeçari Kokëdhima është afishuar në mbrojtje të kastës dhe jo të goditjes.

Koço Kokëdhima: Të flasësh për kastën. Të më akuzosh mua që unë jam një sipërmarrës dhe të më thuash mua që unë jam kasta, kjo është e gabuar. Të shikosh rolin tim si botues, jam botuesi më korrekt, Unë kam humbur pozicione kur ka ardhur Rama. Skam marrë asnjë pozicion. Kam qenë sipërmarrësi i parë në këtë vend. Në vitin 1997 kompanitë e mia ishin më të mira. Është spekulim i madh që të më gjykoni mua nga thashethemet e Saliut. Tre vitet e mia si deputet, jam deputet model. Në kushtet e mia dhe mundësitë e ia, të jetoj fshat më fshat, e shtëpi më shtëpi. Ajo është jeta që kam bërë unë (filmi që u transmetuan në kronikën e emisionit). Kam qenë zëdhënësi i këtyre si asnjë tjetër. Kam bërë avokatin e popullit në qeveri. Kam qenë brenda qeverisë tonë.

Andi Bushati: A jeni ju përfaqësues i kastës?

Koço Kokëdhima: E ke gabim shumë. Në të vjet si deputet kam përfaqësuar interesat e qytetarëve. Ti ke shkruajtur shumë gjëra të pavërteta për mua. Për hotelin tim të kam marrë në telefon tek Fevziu, janë shpifje të gjitha.

Andi Bushati: Kur je pjesë e kastës kalon ligjin….

Koço Kokëdhima: Thuaja atij byrazerit tim që je pjesë e kastit. Mos gënje, mos zërë më emrin tim. Jam reformator dhe personi që s’kam lidhje me kastën. Berisha ishte në pushtet dhe Nano po ashtu. S’më kanë thënë asnjë gjë. Unë jam luftëtarë. Luftoj me Berishën. Unë jam kundërshtarë me gjithë koncensionet? Unë. Ju doni të shisni opinionet tuaja apo doni të dëgjoni përgjigjet e mia? Sjellja ime si deputet ka qenë në favor të qytetarëve. Pyetja juaj e dytë ishte që të duket si veprim mbrojtja e kastës. Kam qenë njësoj gjithë kohës.

Andi Bushati: Kjo është se je pjesë e kastës..

Kokëdhima: Jo nuk është ashtu. 6 palë zgjedhjet e ardhshme do të negocioj që e majta të demokratizohet.

Ylli Rakipi: Berisha përket kastës politike the ti, nga këta të majtët a ka?

Kokëdhima:Nuk flas për emra të përveçëm. Kjo kastë politikë është përgjegjësi për këtë tranzicioni. Kur flas për të majtën dhe nga pozitat e interesit të së majtës, kjo parti duhet të federohet me partitë e majta, nuk ka nevojë PS të huazojë nga e djathta. Unë dua ta përtërijmë këtë të majtë nga rrënjët. Ta përtërijë populli,, jo unë apo Edi Rama. Nuk është e mundur ta bëjnë liderët e partive politike, vetëm populli me dy palë zgjedhje. Përtëritja e së majtës duhet bërë përmes sistemit të primareve. Duhet të përtëritet elita politike që të demokratizohet qeverisja dhe jeta e popullit. Përsa i përket Tom Doshit, e kam deklaruar që nuk duhet ta përjatshonim nga grupi parlamentar, sepse Doshi ishte dhe është deputeti i PS. Nuk është më në dukje, por është në prapaskenë. Është dhe ishte deputet i PS dhe nuk bën sens që të përjashtojmë një deputet nga grupi parlamentar. Kur ka probleme një deputet të përgjigjet para ligjit, zgjedhjen e deputetëve duhet ta bëjë populli. S’e bëj për Doshin se e kam mik, por do e bëja për çdo deputet këtë mbrojtje.

Artur Zheji : Mendoni që me të vërtetë Meta ka dashur të vrasë Tom Doshin?

Kokëdhima:Nuk e mendoj fare këtë gjë. Mos ta devijojmë debatin në këto elementë. Jam një person që kam thënë gjithnjë të vërtetën. E vërteta është kjo, është një nga karakteristikat e këtij tranzicioni, sa herë që një parti mer pushtetin, ndahen çifligjet.

Ylli Rakipi: Ti nuk e bëre këtë punë? Pse i bëre këto lista?

Kokëdhima:Unë nuk kam bërë asnjë listë. Ne vendosëm që jo të bëjmë emërime, por që të lobojmë për emërime. Bëmë që të mos ishin më çështje personale, por i të gjithë ekipit drejtues. Nuk e bëmë proçes emërimi por lobimi ku përfshimë gjithë sektorin publik. U zhduk emërimi me pagesë.

Artur Zheji: Ca posti ka Kokëdhima që po i bëjmë gjyqin??Nuk i hy debatit nëse Kokëdhima është apo jo pjesë e kastës.

Koço Kokëdhima: jam i vetëdijshëm për situatën që ju diskutoni. Unë ju them juve se çfarë situate gjeta atje. Ishte një situatë acaruese. Gjëja më problematike është se s’ka asnjë reformë nëse nuk demokratizohen partitë.

Artur Zheji: Si do ta bëni kur në pushtet është Rama që ju pushoj nga dy strukturat me rëndësi?

Koço Kokëdhima: Kam punuar dy vjet e kusur që të reformohej PS nga lartë. Pa asnjë presion nga shoqëria e vendit, nga intelektualet, kjo reformë nuk do të ndodhi. Është një situatë e kërkuar që të jetë kështu. Reforma thelbësore këtu nuk d o ketë. Nëse nuk i japim qytetarëve që të zgjedhin dhe jo të votojë, s’bëhet asgjë.

Artur Zheji: Këto teatrot që shkoni në vende, si Saranda, Vlora, i merrni me qira, apo jua japim kryebashkiakët?

Koço Kokëdhima: I marrim me qira. Mund t’ju them dhe sesa.

Artur Zheji: Do e bëni betejë n tuaj jashtë PS?

Koço Kokëdhima: Kam punuar me socialistët e bazës për të gjitha dhe me qytetarë të vendit për projekte që ja vlejnë. Më besoni në gjithë këto komunikim të gjerë që kam me bazën është e 95 % e qytetarëve është se e kërkojnë masivisht. Ne kemi humbur erën e historisë. Unë flas gjëra me përmbajtje.

Çim Peka: Nëse ka pasur deputet që e ka kundërshtuar ashpër Zotin Rama është Ben Blushi, Dhe Rama ka heshtur deri në momentin kur janë afruar zgjedhjet. Në këto momente ka reaguar. Këtë gjë s’po e bën direkt me ju. Unë dyshoj se duke parë se ju nuk i përgjigjeni në mënyrë direkte, dhe ju e bëni televiziv dhe ai do ju kandidojë..

Koço Kokëdhima: Nuk do merrem me emrat të përveçëm të politikës, por me çështje që i theksojnë socialistëve bazë. Me Ramën dhe çdo socialist tjetër skam asgjë.

Çim Peka: Atëherë jeni me dy standarde..

Koço Kokëdhima: Dua të jem konfort me veten time. Jam i qartë me këtë çështje. S’kam bërë kompromise. Është një mënyrë se si të trajtohen çështjet. Nuk bëjmë dot asgjë në këtë vend, nuk e ndalim rrënimin e këtij vendit dhe nuk kthejmë dot optimizmin në vend. Nëse Rama, Basha dhe Meta nuk u japin shqiptarëve të drejtën që të zgjedhin deputetët, nuk ndodh asgjë. Gjithçka do jetë kozmetikë.

Çim Peka: E përjashton Kokëdhima se do të jetë kandidat për PS në Tiranë?

Koço Kokëdhima: Unë kam dhënë shpjegimet e qarta, nuk mund të predikojë parashikime të së ardhmes.

ME TE LEXUARAT