Hapen klasat e para në gjuhën shqipe në Çamëri

Politikë

shkollat-cameriKryetarja e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Anila Kila në një postim në Facebook deklaron se fëmijët shqiptarë në Artë dhe në Atikë më në fund do të mësojnë shqip. Klasat për mësimin në gjuhën shqipe do të jenë brenda shkollave publike në qytetin e Artës dhe Atikës.

“Me gëzim të madh ju njoftoj se sot mora lajmin për fillimin e mësimeve të gjuhës shqipe në mjediset e shkollës publike nr. 8 të qytetit të Artës dhe gjithashtu mora lejen për fillimin e mësimeve në mjediset e shkollës publike nr. 1 në Spata të Atikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Puna serioze e mësuesve dhe e organeve drejtuese të LMSHG-së ka bërë që të fitojmë besimin e pushtetit lokal këtu, në Greqi dhe të vazhdojmë mësimdhënien pa asnjë problem nga ana e tyre.

Falënderoj nga zemra pushtetin lokal të bashkive në Arta dhe Spata – Artemisë, për ndihmën e madhe, duke na bërë të mundur zhvillimin e mësimit në mjediset e shkollave publike dhe mbështetjen për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditave tona.

Falënderoj mësuesen e kursit të MPGjSh-së në Arta, zonjën Sonila Todo, për përpjekjet e saj dhe i uroj në emër të të gjithë kolegëve: Punë të mbarë! Falënderoj gjithashtu edhe zotin Anastas Kozdine, kryetarin e Shoqatës “Përmeti”, për ndihmën e madhe që ka na ka dhënë' shkruan kryetarja e LMSHG-së” shkruan Kila.

Shqipëria prej vitesh vazhdonte përpjekjet për hapjen e klasave për mësimin e gjuhës amtare të shqiptarëve në Greqi, ndërsa nuk kanë munguar edhe incidentet mes dy vendeve, pasi pak javë më parë u arrestuan edhe dy shoferë të MPJ, pasi sipas grekëve tekstet përmbanin harta të Shqipërisë së Madhe.

ME TE LEXUARAT