Dhjetë kërkesat më gazmore drejtuar Policisë për 2016-n: “Alo, më gjej një të dashur”

Kliko per me shume info

Më poshtë janë 10 kërkesat më qesharake të qytetarëve për 2016-n. Ka pasur qytetarë që kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për ardhjen me presion të ujit në shtëpi, dëmtimin e gomës së makinës, bllokimin e bilbilëve të Policisë Rrugore, deri te heqja e çipit në dhëmballë apo denoncim ndaj një majmuni.
1. Mbretëresha e Anglisë më ka ardhur në shtëpi e paftuar.
2. Më ka rënë goma e makinës.
3. Nuk pranon kërkesën në Facebook.
4. Më kanë vendosur çip në dhëmballë.
5. Një avion luftarak po fluturon mbi spital.
6. Më ka kafshuar majmuni.
7. Polici në bulevard bën zhurmë me bilbil.
8. Kushëriri është agjent në CIA.
9. Më mbushni telefonin, më mbaroi oferta.
10. Ka ardhur uji me presion.

Por denoncimet që shkaktojnë ende të qeshura tek operatorët e policisë janë:
“Një qytetare jepte vendndodhjen e saj, siç ia kërkojmë ne për t’i ofruar shërbimin policor, dhe pretendonte në telefonatë se i kishte shkuar Mbretëresha e Anglisë, ishte ulur në kolltukun e saj, kishte marrë një libër dhe filxhanin e çajit në dorë dhe po e shqetësonte. Ndërsa një tjetër kishte marrë në telefon i alarmuar dhe kërkoi t’i rimbushnim numrin e telefonit se i kishte mbaruar oferta. Rasti tjetër ka pasur të bëjë me rrjetin social Facebook. Na kërkonte që të merrnim në telefon femrën dhe t’i pranonte atij ftesën në Facebook”, tha Edlira Filaj, operatore e 112-s.

Kliko per me shume info

Mesa duket, lajmi i mirë është se besimi i qytetarëve te policia është edhe për çështje intime.
“Në një rast, një zotëri merrte shumë i shqetësuar në telefon dhe na tha se po e tradhëtonte gruaja”./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here