Tronditëse, kërcimtari vdes në skenë, spektatorët… e duartrokasin(Video)

Soft

kercimtari-vdesNjë ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në një skenë baleti. Mësohet se një kërcimtar teksa po jepte shfaqje, rrëzohet dhe vdes në skenë ndërsa spektatorët duartrokitën dhe qeshën duke besuar se e gjitha është pjesë e spektaklit.

Viktima 48-vjeçar, i quajtur R.Khusianov, po perfermonte në një koncert në qytezën Urus-Martan në jugperëndim të republikës çeçene të Rusisë. Në videon e regjistruar nga një i pranishëm në audiencë duket se si 48-vjeçari rrëzohet në tokë teksa performonte një kërcim tradicional rus.

Këngëtarja Liza Akhmatova vazhdoi të këndonte pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur me kërcimtarin. Por çdo gjë u kuptua kur Khusianov nuk u çua më nga toka. Sipas mjekëve ai vdiq si pasojë e një arresti kardiak.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

http://video.dailymail.co.uk/video/mol/2016/12/05/6543836564749859470/480x270_MP4_6543836564749859470.mp4

ME TE LEXUARAT