"Vetem po s'të kapa, do të mbys"/ Si e kërcënonte në ‘FB’ kushëririn e mitur 15-vjeçari
Gjithcka ka nisur pas sherrit për një telefon dhe më pas ka vazhduar me kërcënime në rrjetin social "Facebook".
15-vjecari me iniciale E.B ka kërcënuar kushëririn e tij me iniciale K.B 12-vjecar, banues në Shijak.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia njofton se ka nisur procedimin penal në ngarkim të shtetasit me inicialet E.B. 15 vjeç, i cili ka përndjekur dhe kërcënuar me mesazhe në "FB" 12-vjecarin.
Denoncimi është bërë në Polici dhe 12-vjecari ka zbuluar mesazhet e mbërritura në llogarinë e tij në Facebook.
"Do te grij po dole ne lagje” “po dole ta tregoj une qejfin…vetem po te kapa se do te mbys”- kanë qenë mesazhet e mbërritura në adresë të 12-vjecarit.
Mësohet se dy të miturit janë djem xhaxhallaresh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Përndjekja”parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.