Kërcënim me bombë në një stacion treni në Los Anxhelos

Bota

stacion-treni-los-angelosFBI ka paralajmëruar gjatë ditës së hënë se stacioni i trenit në Los Anxhelos mund të jetë objektiv i ndonjë sulmi me bombë. Sipas përgjimeve që ka zhvilluar FBI-ja, një person mundet të kryente sulmin dhe se rreziku ka qenë evident.

Një nga punonjësit e FBI-së, Deirdre Fike ka thënë se një person kishte thënë në telefon në gjuhën angleze, se mundet që të ketë sulme terroriste në stacionin hekurudhor të Los Anxhelosit. Policia është duke mbajtur nën kontroll situatën, pas këtyre paralajmërimeve, shkruajnë mediet amerikane. Fike ka thënë se paralajmërimi me celular ka pasur edhe detaje, duke mos i treguar këto të fundit. Zyrtari ka theksuar se rreziku për sulmet terrorist rritet tanimë, pasi po afrojnë edhe festat e fundvitit.

Edhe pse shumë zyrtarë të FBI-së kanë thënë se e gjitha mund të jetë edhe shaka, sidoqoftë duhet pasur vigjilencë. Kryetari i qytetit të Los Anxhelosit Erik Garceti ka nënvizuar se qytetarët duhet të jetë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve që bëjnë.

ME TE LEXUARAT