Kanadaja do paguajë me rrogë dhe qytetarët që s'janë në punë

Bota

Kanadaja po eksperimenton idenë e të ardhurave themelore (rroga për të gjithë), përfshirë edhe ata që nuk janë në marrëdhënie pune, përmes një projekti pilot.

Është provinca Prince Edward Island, një rajon i vogël kanadez, e cila është përzgjedhur si zgjidhja më e mirë për të eksperimentuar për shkak të sipërfaqes së vogël.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas projekt-ligjit të iniciuar tashmë, çdo qytetar do të marrë të ardhura themelore, kjo si një përpjekje për të zvogëluar ose eliminuar potencialisht varfërinë në krahinë.

Udhëheqësi i Partisë së Gjelbër, i zgjedhur në Prince Edward, Peter Bevan Baker, propozoi mocionin me mbështetjen e tre partive të tjera.

Baker tha se të ardhurat bazë universale mund të mundësojnë një shpërthim më të madh të potencialit njerëzor që është parë ndonjëherë.

Projekt-ligji për të ardhurat themelore universale pritet të ndikojnë në rritjen ekonomike lokale, mbështetjen e sipërmarrjes, reduktimin e administratës, uljen e shpenzimeve, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e krimit, përmirësimin e shëndetit si dhe do të gjallërojë komunitetet rurale.

Megjithatë, kryetari i Partisë Gjelbër ka pranuar se dhe ky model pritet të sjellë të meta sa i takon kostos së kësaj skeme, pasi ajo do të pengojë njerëzit e papunë që të kërkojnë një vend pune.

"Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një projekt pilot - kështu që ne mund të vlerësojnë nëse përfitimet tejkalojnë kostot", deklaroi ai.

Qeveria kanadeze do të përdorë këtë projekt pilot për të vlerësuar përfitimet kundrejt kostove. Detajet se si do të zbatohet projekti, ende nuk janë finalizuar.

Nisma ka marrë mbështetje të gjerë nga organizatat që luftojnë varfërinë. Një projekt pilot për vendosjen e të ardhurave themelore për të gjithë po eksperimentohet aktualisht në Holandë, ndërsa Finlanda pritet ta eksperimentojë duke nisur nga viti i ardhshëm.

ME TE LEXUARAT