Kanada, ky është shqiptari i vrarë me plumb në kokë

Aktualitet

Një shqiptar me banim në Kanada, është vrarer me plumb në kokë, sic thote policia, pas një sherri gjatë lojës së pokerit.

Ngjarja ka ndodhur në East York të Torontos. Burimet thone se viktima është identifikuar nga policia si 46-vjeçari, Ardian Kaloshi, i cili ka pasur precedent të mëparshëm kriminal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas burimeve te policisë, ngjarja është regjistruar paraditen e të mërkurës, rreth orës 10:00 me orën lokale, kur në lagjen e njohur të kanadasë, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

“Kur policia arriti në vendngjarje një viktimë mashkull, më vonë i identifikuar si Ardian Kaloshi, është gjetur me lëndime të dukshme në kokë”, është shprehur Mike Patterson.

ME TE LEXUARAT