Jeni shtatëzëne? Bëni kujdes me gripin, ja çfarë mund t’ju ndodhë

pregnantNjë studim i ri për gripin tek gratë shtatëzënë, tregon se nuk shkakton zakonisht autizëm te fëmijët. Pas një vëzhgimi që iu bënë gati 200 mijë fëmijëve, hulumtuesit shkencorë nuk gjetën ndonjë lidhje mes këtij virusi dhe autizmit.
Megjithatë ekspertët theksojnë se ka një farë rreziku për zhvillim të autizmit nëse nëna preket nga gripi dhe temperatura (nëse këto zgjasin më shumë se një javë) gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë. Kjo, sipas shkencëtarëve, lidhet edhe me “fatin”. Gjithsesi, ekspertët shëndetësor britanikë vazhdojnë t’i rekomandojnë gratë që të vaksinohen. Vaksinat kundër gripit mbrojnë gratë shtatzëna nga aborti, lindjet e parakohshme dhe komplikacione të tjera, si pneumonia.
Ato forcojnë gjithashtu imunitetin e fëmijës në muajt e para të jetës. Një studim i vitit 2012 zbuloi se fëmijët, nënat e cilëve ishin ekspozuar ndaj gripit gjatë shtatzënisë, kishin më shumë gjasa të bëheshin autikë, shkruan shëndeti. Ndërsa shkencëtarët danezë zbuluan se gratë shtatzëna, që janë me grip dhe temperaturë për më shumë se një javë janë 3 herë më të rrezikuara që të kenë një fëmijë autikë.
Shkaktari i autizmit mbetet akoma enigmë. Hulumtuesit shkencorë amerikanë monitoruan 196 mijë fëmijë të lindur mes viteve 2000-2010. Gati 1500 nëna ishin prekur nga gripi gjatë shtatzënisë dhe 45 mijë ishin vaksinuar. Si përfundim, nga 196 000 fëmijë, vetëm 3000 prej tyre lindën autikë.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

artur-velo16

E pazakonta që ndodhi tek “E diela shqiptare”, i burgosuri hyn në sallë

Dicka e pazakonte ka ndodhur diten e sotme në emisionin “Të shihemi ...