Itali, ndodh e papritura me dorëheqjen e Matero Renzit

Bota

renziiMatteo Renzi do te qëndroje ne krye te qeverise italiane derisa senati te miratoje buxhetin per vitin 2017. Renzi zhvilloi kete mbrëmje nje takim me presidentin e Sergio Mattarella, i cili kërkoi ngrirjen e dorëheqjes deri ne kalimin e buxhetit,qe është çështje ditësh. Renzi mblodhi qeverine ne nje takim te shkurtër përpara se t’i drejtohej pallatit presidencial per te paraqitur dorëheqjen, qe e kishte njoftuar me heret.

“Nuk arrita te bind italianet per te votuar po. Eksperienca e kesaj qeverie përfundon ketu. Pjesëmarrja e larte ne votim eshte nje feste per demokracinë. Une nuk e kisha menduar se italianet do te me urrenin kaq shume. Megjithatë, tani i mbetet atyre qe fituan te bejne propozime serioze sesi do te vazhdojmë me tej.”

Ne referendumin e se dielës italianet vendosen qe reforma kushtetuese e qeverise te mos behej ligj. Referendumi qe dobësonte senatin ne favor te qeverise, u refuzua ne masën 60 perqind, duke e detyruar kryeministrin te njoftonte dorëheqjen. Presidenti Mattarella duhet te vendose nese do te zgjedhe nje kryeministër te ri apo do te shpalle zgjedhjet e parakohshme, qe kerkon opozita. Rezultati i referendumit u prit me entuziazëm dhe gëzim ne radhet e partive qe mbështeten fushatën per “JO-ne”, me ne krye Lega Nord, si edhe Lëvizjen Pese Yjet. Por ai hap nje spirale te re per Europen, per shkak se vitin e ardhshëm do te ketë zgjedhje ne dy shtetet kryesore te saj, Gjermani e France.v+

ME TE LEXUARAT