Itali, largimi i Renzit nga posti, ja kush mund t’a zëvëndësojë

Bota

Pas dorëheqjes së Matteo Renzi-t nga posti i kryeministrit, Presidenti italian Sergio Mattarella premtoi të vepronte shpejt për të zgjidhur krizën qeveritare të shkaktuar. Mësohet se ai ka mbërritur në dy konkluzione: nuk duhet të ketë një Renzi të dytë dhe nuk ka hapësira të mjaftueshme për një qeveri me përgjegjësi kombëtare.

Paolo Gentiloni, aktualisht ministër i jashtëm në qeverinë Renzi pritet të ngarkohet sot me detyrën e formimit të kabinetit të ri. Sfida e tij e parë do të jetë përballimi i krizës së sektorit bankar.

Presidentit Mattarella do t’i duhet të vendosë nëse dikush mund ta udhëheqë vendin drejt zgjedhjeve kombëtare të parashikuara për 2018 ose nëse qeveria do të shërbejë deri në zgjedhjet e parakohshme pranverën e ardhshme.

Sakaq, të gjitha partitë kryesore në vend kanë kërkuar vendosjen e një ligji të ri zgjedhor për të zëvendësuar atë që zbatohet vetëm për dhomën e ulët dhe që mund të shpallet i paligjshëm në janar nga Gjykata Kushtetuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paolo Gentiloni shihet si një besnik i Renzi-t, i cili me gjasa nuk do të vendosë një kurs të pavarur të tijin. Tre ligjbërës të Partisë Demokratike thonë se Renzi kërkon që Gentiloni të mbikëqyrë shkrimin e ligjit të ri zgjedhor, ndërkohë që qendra e majtë do të mbajë zgjedhje paraprake për të vendosur udhëheqësin e bllokut në zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë që, ish-kryeministri shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook se këtë herë ai do të kthehet vërtet në shtëpi, ndërkohë që në fund, lë të hapur mundësinë e një rikthimi në jetën aktive politike.

ME TE LEXUARAT