IKMT dhe FNSH në aksion, nis prishja e ndërtesave rreth Universitetit Bujqësor

Aktualitet

ikmtInspektoriati Kombëtari i Mbrojtjes së Territorit ditëne sotme ka nisur aksionin për të prishur 7 objekte, kryesisht biznese që kanë zënë hapësirat e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Në këtë aksion, janë përfshirë dhë forcat policore dhe FNSH-ja, duke dhënë mbështetje. Ata kërkojnë shkatërrimin e këtyre bizneseve për të mundur vijimin normal të aksionit polica ka bllokuar edhe rrugën nga rrethrrotullimi i Bathores deri në Institut.

Mësohet se aksioni i nisur sot me bizneset do të vijojë edhe me nxjerrjen jashtë të familjeve që kanë zënë hapësirat e universitetit.

Aksioni pritet të inspektohet nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

ME TE LEXUARAT