Vlorë, ja ku u gjet 15-vjecari i zhdukur prej 24 orësh

Aktualitet

1471427902policia-vloreNjë 15-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Vlorës ditën e djeshme është gjetur këtë të mërkurë pas pothuajse një ditë kërkimesh.

15-vjeçari nga lagjia “Pavarësia” e këtij qyteti, të martën në mëngjes ishte nisur për në shkollë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Babai i tij kërkoi ndihmën e policisë për shkak se adoleshenti kishte fikur edhe telefonin. Policia bëri menjëherë shpalljen në kërkim të tij dhe njoftimi u shpërnda menjëherë nëpër media.

Mesditën e sotme, 15-vjeçari i ka telefonuar vetë prindërve të tij duke treguar se kishte qenë gjithë kohës brenda një salle lojrash elektronike dhe kishte luajtur gjithë pasditen e së martës, por edhe gjatë natës deri në mëngjes herët.

Por ndërsa kishte parë rrjetet sociale kishte mësuar edhe njoftimin për shpalljen e tij në kërkim.

ME TE LEXUARAT