VIDEO/ Çifti shqiptar kapet me 60 mijë euro drogë në Itali, si i zbuloi policia
Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia italiane në Modena pasi u kapën me 1.5 kg heroinë.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A.A., 36 vjeç dhe C.M., 27 vjeçe, të dy me precedentë kriminalë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Policia fillimisht ka ndaluar 36-vjecarin të cilit iu gjet një sasi prej 5.4 gramë kokainë si dhe 590 euro.
Policia më pas kontrolloi edhe apartamentin ku jetonte cifti shqiptar dhe sekuestroi një sasi prej 1.579 kg heroinë, e cila në treg do të kapte një vlerë prej 60 mijë euro.
Policia sekuestroi edhe pajisje për paketimin dhe përzierjen e lëndës narkotike, si dhe 5 mijë euro të fshehura në tualet.