Izet Haxhia: Remzi Hoxha u hodh në det. Ja takimet Kumbaro-Berisha

izet-haxhia16Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia jep detaje për zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha.
Në një status në “Facebook”, Haxhia thotë se trupi i Remzi Hoxhës, pas torturave është hedhur në det, ndaj edhe nuk mund të gjendet kurrë.

Hoxhia i referohet një interviste të Berishës dhënë për “Bota Sot” të Kosovës.

Ja çfarë shkruan Haxhia për takimet e Ilir Kumbaros me Berishën:

Lexova nje pergjigje qe berisha kishte dhene per revisten Bota Sot te kosoves ,ne lidhje me vrasjen shteterore dhe me pas zhdukjen e trupit te te ndjerit Remzi Hoxha.

Do deshiroja qe gazetari ta pyeste se: a e njef ,apo a e ka takuar ne fundin e muajt tetor 1995 ish shefin e shikut per Tiranen ,ilir kumbaro .Jam i sigurte se pergjigja e ketij mashtruesi do ishte: se nuk e kam takuar apo nuk e njof kete kriminelin e shikut ,kumbaro.E them kete, sepse edhe pergjigja e tij ndaj pyetjes ne lidhje me Remzi Hoxhen ,ishte pergjigja tipike e nje mashtruesi ne makth ,per ate krim te kobshem ,ku berisha edhe po t’ja heqim akuzen e urdherdhenjes per kete krim ,eshte fajtori per fshehjen e krimit dhe zhdukjen e trupit te pajete te Remzi Hoxhes ,i vrare ne tortura nga xhelatet e shikut te tij.

Per kete jam mese i sigurte ,sepse siç e kam thene edhe me pare ,ilir kumbaro se bashku me gazideden ka ardhur te pakten tre here tek Vila 4 ,per te takuar berishen ne ate fund tetori te 1995 ,kohe qe perkon me vrasjen ne tortura te Remzi Hoxhes ,ne bazen e shikut ne Vain te Lezhes.Ky krim i dyfishte shtetror ,njehere vrasja ne tortura dhe pastaj hedhja ne det e trupit te Remzi Hoxhes ,eshte nje krim i kobshem qe e pasuan edhe dhjetra krime te tjera shtetrore ,qe do ta ndjeke berishen deri ne dhenjen hesap para zotit ,sepse siç po shifet , me nder me thane perpara drejtesise tone ,nuk do jap hesap ndonjehere.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Lirimi i “të fortit” të Durrësit, Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria e Apelit në Durrës do të ankimojë në Gjykatën e Lartë vendimin ...