Hakerët rusë sulmuan SHBA-n, ja masat ndëshkuese

Kliko per me shume info

Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk do të dëbojë diplomatë amerikanë në përgjigje të masave ndëshkuese të njoftuara nga Presidenti amerikan Barack Obama.
Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump e vlerësoi këtë vendim si “një lëvizje të shkëlqyer”. Ndërkohë, mediat amerikane njoftojnë se janë gjetur pjesë të kodit rus të përdorur për ndërhyrje kibernetike, në sistemin një kompanie private në Burlington, e cila furnizon me energji elektrike shtetin amerikan Vermont.
Presidenti i zgjedhur Trump shkruajti në Twitter për “një lëvizje të shkëlqyer”, duke shtuar se “gjithnjë e kam ditur që është shumë i zgjuar!”.
Kjo ishte një lëvdatë për Presidentin rus Vladimir Putin për vetëpërmbajtjen ndaj sanksioneve amerikane për 9 agjensi zbulimi të Rusisë.
Me vetëm tre javë të mbetura në detyrë, administrata Obama i njoftoi këto sanksione si kundërpërgjigje për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane.
Presidenti Obama detyroi edhe 35 operativë rusë të zbulimit të përgatisin valixhet, duke u dhënë atyre vetëm 72 orë për t’u larguar nga SHBA-ja, si dhe duke mbyllur dy komplekse të qeverisë ruse në shtetet Maryland dhe Nju Jork.
Megjithëse duket se sanksionet mund të zhbëhen lehtësisht prej Presidentit të ardhshëm Trump, ai do të përballet me sfida për të fituar mbështetjen e Uashingtonit.
“Ligjërisht kjo nuk e bllokon Trump-in, i cili që ditën e parë në detyrë mund t’i rrëzojë këto sanksione me një të rënë të lapsit. Politikisht do të jetë më e vështirë, pasi administrata ka qarkulluar edhe prova shtesë nga FBI-ja dhe Departamenti i Sigurisë që implikojnë hakerë rusë në procesin elektoral.”
Megjithëse Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov foli në televizion për një kundërpërgjigje, zoti Putin tha se nuk do të veprojë derisa administrata e re e Shtëpisë së Bardhë të marrë detyrën.
Duket se zoti Putin po i dërgon një mesazh Presidentit të ardhshëm, Donald Trump.
“Është një shkelje syri për Trump-in duke i thënë se do të kemi një marrëdhënie të mirë bashkë dhe një ftesë për të bërë diçka të re dhe ndryshe… Por, sa kohë do të duhet për këtë? Njerëzve iu kujtohet se George W. Bush dhe Obama u përpoqën për një marrëdhënie të mirë me Putinin dhe dështuan.”
Shtëpia e Bardhë thotë se këto sanksione nuk shënojnë fundin e kundërpërgjigjes amerikane dhe se do të ndërmerren masa të tjera që nuk do të bëhen publike.
Ndërkohë, gazeta “The Washington Post” citoi sot burime të administratës Obama se gjurmët e një kodi hakerësh rusë u gjetën në sistemet e një kompanie në shtetin Vermont. Kompania “Burlington Electric”, e cila menaxhon furnizimin me energji elektrike, deklaroi se një kod keqbërës ishte zbuluar në një kompjuter portativ që nuk ishte i lidhur me rrjetin koordinues të elektricitetit.
/VOA/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here