Policia i nxjerr foton si grabitës i bankës, qytetari shkon në komisariat dhe ja cfarë deklaroi

Aktualitet

Shtetasi Erjon Goxhaj, fotona e te cilit u publikua sot nga policia si autor i dyshuar i grabitjes se Tirana Bank tek 21 dhjetori diten e djeshme, u paraqit në Komisariatin nr. 2 dhe tha se nuk ka lidhje me grabitjen e bankës te “21 Dhjetori”.

Ai theksoi se eshte klient i bankes, por nuk ka asnje lidhje me grabitjen, ndersa shtoi se policia ka gabuar me publikimin e fotos.

Policia e Tiranës një ditë pas grabitjes së bankes së nivelit të dytë pranë zonës së “21 dhjetorit” në Tiranë ka zbuluar imazhin e njërit prej autorëve. Në foto duket personi i cili ndodhet ndodhet pak metra larg hyrjes së bankës, i pamaskuar, i veshur me një xhup lëkure ngjyrë kafe. Burimet pohojnë se fotoja e shkëputur nga filmimet e kamerave të sigurisë është realizuar pak minuta para grabitjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga verifikimi i materialeve, rezulton se grabitësit u larguan pasi në bankë ra alarmi pa mundur të hapin kasafortën.

Në momentin e hyrjes në bankë ata mbanin shall dhe kapele për të mos u identifikuar, ndërsa brenda bankës kanë lënë edhe pistoletën me të cilën kërcënuan rojën e bankës.

Dy grabitësit morën paratë e kasës, pa mundur të arrinin te kasaforta, ndërkohë që harruan brenda edhe një armë.

ME TE LEXUARAT