Gjendje e rënduar në pikat e kolaudimit, MTI bën thirrje: Kryeni kontrollin nëse ju ka kaluar afati

Aktualitet

Problemi i rënduar në pikat e kolaudimit ka bërë që Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës të reagojë, duke i bërë thirrje qytetarëve të kryejnë kontrollin teknik për ata që i ka kaluar afati.

Po ashtu, Ministria e Transportit sqaron drejtuesit e automjeteve se në ndryshimin e ligjit te taksave datë 15.12.2016, kontrolli teknik i mjeteve kryhet brënda periudhës 1 vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas MTI, të gjithë shtetasit apo subjektet që kanë paguar taksën e mjetit të tyre në ditët e fundit të vitit 2016 mund te kryejnë kontrollin teknik dhe në ditët e para te vitit 2017.

Gjithashtu drejtuesit nuk do jenë të detyruar të paguajnë me parë dhe taksën e vitit 2017, bën me dije Ministria e Transportit.

ME TE LEXUARAT