Gjendje alarmante në SHBA, 43 cm borë mbulojnë Nju Jorkun, një i vdekur

Bota

SHBA-ja është përfshirë nga një stuhi polare, duke sjellë një gjendje alarmante. Mësohet se më problem është qyteti i New York-ut, ku mësohet se ka humbur jetën një person. Në rrugët e New York-ut raportohet se bora ka shkuar mbi 43cm, ndërsa autoritetet kanë nxjerrë një paralajmërim për banorët.

Përsa i përket viktimës, mediat amerikane tregojnë se viktima ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me një kamion që vinte përballe. Shoferi i kamionit ka shpëtuar nga incidenti vetëm me disa lëndime të lehta.

Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët të zbardhen në Pensilvani ku drejtuesit e makinave kanë vështirësi në lëvizje edhe prej akullit në rrugë.

Meteorologët paralajmërojnë për një përkeqësim të mundshëm të motit javën që vjen duke nisur nga dita e martë. Sipas tyre, pjesa më e madhe e gjysmës veriore të Shteteve të Bashkuara mund të bëjë llogaritë me ngricat që parashikohet të jenë të ngjashme me situatën e rrezikshme të krijuar në vend nga fronti polar i vitit 2014.

ME TE LEXUARAT