Gjendet i vdekur në banesë babai i dy fëmijëve, e kishte lënë gruaja

Aktualitet

polici-fkrujeNjë 40-vjecar, baba i dy fëmijëve është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Bilaj të Krujës.

Sipas Policisë viktima është Tonin Dobrozi, 40 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

40 vjeçari jetonte vetëm dhe vetëm para pak kohësh ishte i ndarë nga gruaja e cila i kishte marrë dy fëmijët.

40-vjecari ishte në proces divorci dhe tejet i ngarkuar  psikologjikisht. Në trupin e viktimës nuk janë vënë re shenja dhune, ndërkohë që mendohet se ka 3 ditë që ka vdekur.

Hetimet kanë nisur dhe pritet që ekspertiza të zbardhë edhe shkaqet e vdekjes që do hedhin dritë për mbi një vetëvrasje të mundshme apo vdekje natyrale.

ME TE LEXUARAT