Njihuni me dhjetë gënjeshtrat më të mëdha në histori

Kliko per me shume info

Gjatë historisë janë shënuar shumë mashtrime si dhe krijime të rreme, që kanë pasur ndikim të madh tek shumë njerëz.

Po sjellim 10 gënjeshtrat që konsiderohen më të mëdhatë në histori, shkruan Fakt.
Kali i Trojës – ”Gjithçka është e lejuar në dashuri dhe në luftë” thotë një fjalë e urtë, dhe shumë mirë i përshtatet tregimit për “Kalin e Trojës”.

Kliko per me shume info

Në të vërtetë, kur Parisi nga “Troja ia rrëmbeu gruan mbretit Spartan, ka filluar lufta e madhe që ka zgjatur 10 vjet, pas të cilës trojanët përfundimisht kanë vlerësuar se i kanë mposhtur e mundur grekët. Por, as nuk kanë mundur të paramendojnë se grekët e kanë “asin nën mëngë”.

Ata e kanë ndërtuar një kalë gjigant prej druri, në të cilin kishin fshehur një numër të madh të ushtarëve, ndërsa sunduesit e Trojës ishin bindur se bëhet fjalë për ndonjë dhuratë në shenjë paqe.

Atë natë, kur banorët e Trojës kanë qënë në gjumë të thellë, grekët e fshehur në kalin e drunjtë, kanë zbritur në tokë dhe e kanë pushtuar Trojën. Në këtë rast, bëhet fjalë për trukun më të madh dhe më të suksesshëm, me ndihmën e të cilit është realizuar fitorja – vetëm e vetëm nëse është fjala për ngjarje të vërtetë.

Homeri e përmendë këtë ngjarje në “Iliadën” e tij, ndërsa dëshmitë tregojnë se Troja me të vërtetë ka ekzistuar. Historianët vite me radhë janë duke hulumtuar për të arritur deri tek historitë dhe faktet e vërteta të ngjarjes edhe për kalin e Trojës dhe kanë arritur deri në teorinë se ndoshta ka të bëjë me ndonjë punim për thyerjen e dyerve në formë të kalit, përmes të cilit grekët kanë hyrë në Trojë.

Falsifikimet e Han van Meegeren – Kjo gënjeshtër është tregim klasik për dëshirën e individit për të kënaqur kritikët. Han van Meegeren, ka qenë një artist që është ndier i nënvlerësuar e i nënçmuar dhe ka ardhur në idenë për të mashtruar ekspertët që të pranojnë gjenialitetin e tij.

Në fillim të shekullit të 20, ekspertët kanë diskutuar mbi atë se sa është e vërtetë se piktori Vermeer, ka pikturuar një sërë punimesh me skena biblike. Van Meegeren aty e ka shfrytëzuar rastin dhe ka filluar mjeshtërisht të falsifikojë një pikturë rreth të cilës është zhvilluar diskutimi. Ai ka luajtur me dyshimet e kritikëve të cilët kanë dashur të besojnë se ajo pikturë është vepër e Vermeerit. Lakmia natyrisht se ka mbizotërua mbi dëshirën e tij për mirënjohje dhe kështu ka vendosur të heshtë veprimin e vet të falsifikimit.

Megjithatë, Van Meegereni, i cili ka vepruar gjatë vitëve 1930 dhe 1940, ka bërë një gabim shumë të madhë. Ia ka shitur pikturën e falsifikuar një anëtari të çmuar të Partisë nacionalsocialiste në Gjermani dhe pas Luftës së Dytë Botërore, është akuzuar nga aleatët për komplot dhe shitjen e thesarit dhe pasurisë kombëtare armikut. Në një zhvillim të çuditshëm të ngjarjeve Van Meegerenit i është dashur të dëshmojë se piktura nuk ka qenë pjesë e thesarit kombëtar dhe se të njëjtën pikturë e ka falsifikuar dhe kopjuar edhe herë tjetër dhe ua ka paraqitur ekspertëve. Është dënuar me një vit burgim, por ka vdekur dy muaj pas gjykimit si pasojë e një ataku në zemër.

Mashtrimi i madh i Berni Madoffit – Kur ka pranuar Bernie Madoff se kompania e tij investuese ishte “vetëm një gënjeshtër e madhe”, as përafërsisht nuk ka treguar se për çfarë mashtrimi bëhej fjalë. Në të vërtetë, Bernie Madoff, në vitin 2008, ka pranuar se me mashtrime ka arritur deri në mbi 50 miliardë dollar fitim. Fjala është për mashtrimet piramidale, që kanë zgjatur më shumë se një dekadë, ndërsa gjatë asaj kohe, pa kursimet jetësore kanë mbetur shumë njerëz.

Edhe psë Madoffi nuk i ka shpikur mënyrat e mashtrimit piramidal, definitivisht i ka ngritur në një shkallë më të lartë. Në atë mënyrë, ka arritur të mbledhë e të grumbullojë sasi të mëdha parash dhe njëkohësisht ka arritur që mashtrimin ta mbajë gjallë më gjatë se shumë mashtrues të tjerë. Mashtrimi i tij i suksesshëm i shumë njerëzve, mbështetet dhe ka bazën edhe në vetë faktin se Madoffi ka qenë ekspert i njohur dhe i suksesshëm në botën e biznesit.

Anna Anderson, emri i koduar Anastasia – Pas Revolucionit rus, ekzistimi i familjes mbretërore ka qenë halë në sy për bolshevikët. Gjatë vitit 1918, ata kanë vrarë tërë familjen mbretërore Romanov – mbretin Nikollë, bashkëshorten e tij, djalin dhe katër vajzat – për të qenë të sigurt se asnjë trashëgimtar i kësaj dinastie në të ardhmen nuk do të mund të kthente popullin në anën e vet.

Shumë shpejt kanë filluar të zgjerohen zërat se disa anëtar të familjes mbretërore janë arratisur dhe i kanë mbijetuar kësaj tragjedie. Tregimi për Anna Anderson ka qenë më i njohuri. Gjatë vitit 1920, Anderson është pranuar në spital pas një tentative për vetëvrasjes dhe me atë rast ajo ka pranuar se është Princesa Anasasia, vajza më e vogël e familjes mbretërore Ruse. Ajo dallohej nga të gjitha vajzat e tjera, të cilat kanë pretenduar të njejtën gjë, për arsye të ngjashmërisë me Princesën e vërtetë Anastasia, si dhe nga njohuri e shumta për familjen mbretërore dhe jetën në oborrin mbretëror që ajo kishte.

Edhe pse një numër i vogël njerësish i kanë besuar Anna Andersonit, shumica nuk i ka besuar. Gjatë vitit 1927, gjoja ish shoqja e sajë e dhomës, ka pohuar se emri i sajë i vërtetë është Franziska Schanzkoëska dhe se nuk ka kurrfarë lidhje me familjen mbretërore Romanov. Por megjithatë kjo nuk e ka penguar Ana Anaderson që të futet në shoqërinë e personaliteteve të njohura dhe të tentojë që ta “investojë” trashëgiminë e vet mbretërore. Më në fund, e ka humbur luftën me drejtësinë në procedurën gjyqësore që ka zgjatur disa dekada, por ajo ka mbajtur dhe i ka qëndruar versionit të sajë deri në vdekje në vitin 1984.

Disa vite më vonë, pasi janë zbuluar varret dhe eshtrat e familjes mbretërore, ADN analiza ka treguar se Anna Anderson ka qenë mashtruese.

Titus Oates dhe deklarata për vrasjen e Karlit II – Deri në kohën kur e ka sajuar mashtrimin e tij të famshëm, Titus Oates pas vetes ka pasur shumë veprime të tilla të suksesshme mashtrimi. Është larguar-dëbuar nga disa institucione, ndër më të mirat në Britaninë e Madhe, dhe nuk ka qëndruar gjatë as në marinën britanike. Një herë është dënuar për pabesi, por ai ia doli të shpëtojë nga dora e drejtësisë.

Me insistimin e miqve, është paraqitur në dy shkolla fetare katolike, por është përjashtuar nga të dy shkollat. Kjo nuk i ka paraqitur asnjë problem sepse, në një afat të shkurtër kohor, ka arritur të mbledhë mjaft informacione dhe emra për të kryer mashtrimin e madh të rradhës.

Gjatë vitit 1678, Oates ka shpifur tregimin se pjesëtarët e jezuit kanë përgatitur komplotin për ta vrarë mbretin Karli II dhe në vend të tijë të vendosin vëllain e tij (të Karlit II), Jakovin, i cili ka qenë katolik. Komploti i tij i shpifur e i sajuar me mashtrim, ka shkaktuar tre vjet panik gjatë të cilit është nxitur propaganda antikatolike dhe në atë periudhë janë likuiduar 35 veta.

Pas vdekjes së Karlit II., detyrën e drejtimit të mbretërisë e ka marrë Jakovi dhe Oatesi është gjetur para gjyqit për akuza të pabesisë. Është dënuar dhe është lidhur në “shtyllën e turpit” e pastaj është future në birucë. Por, pas revolucionit që është zgjeruar në Angli në vitin 1688, pa Jakovin në pushtet, Oatesi është shpërblyer me falje dhe me pension.

Njeriu nga Piltdoëni – Pas publikimit të veprës revolucionare të Charles Darëin më 1859, “Prejardhja e llojeve”, shkencëtarët janë nisur në kërkimin e fosileve të paraardhësve tanë. Ata kanë kërkuar të ashtuquajturat hallka që mungojnë, për të plotësuar zbrazëtirën në evolucionin e llojit të njeriut. Arkeologu Charkes Daëson, më vitin 1910 ka gërmuar dhe ka gjetur atë që është konsideruar se është hallka që mungon, por është konstatuar se fjala është për një nga mashtrimet më të mëdha në histori.

Fjala është për zbulimin e njeriut nga Piltdoëni, saktësisht për pjesët e kafkës dhe nofullës që janë zbuluar në vendin Piltdoën në Angli. Daëson zbulimin e vet ja ka çuar paleontologut të mirënjohur Arthur Smith Ëoodëardit, i cili e ka fshehur të vërtetën mbi autenticitetin e zbulimit deri në vdekjen e tij.

Edhe pse njeriu prej Piltdoëni ndërkohë ka arritur namin dhe lavdinë botërore, gënjeshtra mbi gjoja zbulimin dalëngadalë po zbulohej. Në dekadat e ardhshme, zbulime të tjera të mëdha kanë treguar se njeriu prej Piltdoëni nuk përshtatet me evolucionin e njeriut. Deri në vitet ’50 të shekullit të kaluar, testimet kanë treguar se kafka kontestuese-diskutabile është e vjetër vetëm 600 vjet dhe se nofulla rrjedh nga një orangutan dhe më vonë është “rregulluar”.

Bota shkencore ka mbetur e shokuar me mashtrimin e madh dhe edhe sot e kësaj dite pyetet se kush qëndron prapa kafkës së rrejshme të njeriut nga Piltdoëni. Shumë prova dhe dëshmi të mbledhura deri më sot tregojnë me gisht ka emri i vullnetarit gjatë kërkimeve, Martin A.C. Hinton. Në fakt, në arkën në të cilën ishin inicialet e tija, janë gjetur eshtra që janë përpunuar dhe ngjyrosur në mënyrë identike posikur edhe kafka e kontestuar.

Afera Dreyfus – Njësoj si edhe në rastin e Titus Oatesit, edhe ky skandal bazohet në gënjeshtra që në mënyrë dramatike kanë ndikuar në shumë njerëz. Alfred Drayfus, ka qenë oficer hebre në ushtrinë franceze, në fund të shekullit 19, kur është akuzuar për krim të tradhtisë, për shitjen e sekreteve ushtarake Gjermanisë.

Pas gjykimit të tij publik, pushteti e ka dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa grupet antisemitiste emrin e tij e kanë përdorur si shembull të debatit kundër hebrenjve. Mirëpo paraqitet dyshimi se letrat kyçe në bazë të të cilave Drayfusi dënohet, në të vërtetë janë falsifikuar dhe se fajtori kryesor dhe i vërtetë është togeri Esterhazy. Kur autoritetet franceze kanë vendosur që njohuritë më të reja ti fusin nën qilim, shkrimtari Emil Zola, publikisht kishte akuzuar ushtrinë për heshtjen dhe fshehjen e madhe.

Skandali është shndërruar në konflikt ndërmjet mbështetësve të Drayfusit, që dëshirojnë dhe kërkojnë që tërë rasti edhe një herë të hetohet dhe atyre që besonin se Drayfusi është fajtori i vërtetë. Gjatë diskutimit të ndezur që ka zgjatur plot 12 vjet, janë shënuar protesta të shumta kundër hebrenjve ndërsa në të njëjtën kohë mbështetësit e Drayfusit kanë kërkuar reforma.

Pasi që togeri Hubert Joseph Henry ka pranuar se ka falsifikuar dokumentet kryesore dhe më pas ka bërë vetëvrasje, pushteti më në fund ka rihapur përsëri rastin në tërësi. Gjyqi përsëri e dënon Drayfusin, por së shpejti ai ka marrë faljen nga Presidenti. Disa vite më vonë, gjyqi civil e ka shpallur të pafajshëm dhe Alfred Drayfus ka realizuar karrierën e spikatur në ushtri.

Afera Clinton – Leëinsky – Në janar të vitit 1998, gazetari Mat Drugde ka publikuar tregimin sensacional i cili është konsideruar se është tregim i vërtetë. Presidenti i atëhershëm i SHBA-vë, Bill Clinton ka pas aferë seksuale me nëpunësen e Shtëpisë së Bardhë Monica Leëinsky. Presidenti disa herë para opinionit publik ka mohuar akuzat, ndërsa ajo që i bën punët edhe më keq, është se Clinton ka gënjyer mbi aferën edhe nën betim gjatë gjykimit. Kjo është një pabesi mjaft e rëndë dhe ka qenë më shumë se e mjaftueshme që Clinton të japë dorëheqje.

Clinton, gjatë gjykimit, në fund megjithatë ka pranuar aferën por përkundër të gjithave, e ka ruajtur mbështetjen e madhe ndër qytetarët e SHBA-ve.

Ëatergate – Dy dekada para skandalit të Bill Clintonit, edhe një president amerikan është kapur në rrjetën e gënjeshtrave dhe tërë rasti ka pas ndikim të madh në tërë Amerikën.

Në verën para se Richard Nixon të zgjidhet për të dytën herë president i SHBA-ve, pesë meshkuj janë kapur tek kanë thyer dyert e Këshillit Demokratik Kombëtar, që ka qenë i vendosur në hotelin Ëotergate. Në hetimin që ka vijuar është bërë e qartë se nëpunës të afërm të Nixonit, u kanë urdhëruar hajdutëve që të vendosin aparaturë për përgjime në telefona. Nixoni publikisht ka deklaruar se nuk ka kurrfarë lidhje me hajdutët. Para 400 gazetarëve ai publikisht ka deklaruar: “Nuk jam hajdut”. Kjo ka qenë gënjeshtra që do ta ndjekë përjetësisht.

Kur janë zbuluar bisedat e inçizuara private brenda Shtëpisë së Bardhë lidhur me përgjimet, Këshilli hetues ka kërkuar që tu jepen inçizimet. Nixoni ka refuzuar dhe tërë rasti ka përfunduar në Gjykatën Supreme, që ka urdhëruar që Shtëpia e Bardhë të dorëzojë incizimet e kërkuara. Pas kësaj është zbuluar se Nixon ka ditur edhe më tepër mbi këtë rast nga ajo që është pohuar më parë. Është ngritur procedura për shkarkimin e tij nga posti i presidentit, por ai ka vendosur që të dorëhiqet dhe e ka braktisë Shtëpinë e Bardhë.

Gënjeshtra e madhe: propaganda naziste – Në kohën kur nazizmi e “pushtoi” Gjermaninë, gjatë viteve 1930, antisemitizmi në atë vend është bërë gjë e rëndomtë. Popullata hebreje ka kaluar nëpër paragjykime të ndryshme e të gjata historike dhe ndjekje. Edhe pse nazistët përsëri e kanë shfrytëzuar gënjeshtrën e vjetër qindravjeçare, kësaj radhe ajo gënjeshtër e ka pasë efektin e vet më të madh dhe më tragjik.

Si kurrë më parë, antisemitizmi është identifikuar dhe është njohur në politikën kombëtare të njohur si “Zgjidhje përfundimtare” që është kërkuar që të gjithë hebrenjtë të fshihen nga faqja e dheut. Për të arritur këtë, Adolf Hitleri dhe ministri i tij i propagandës Joseph Goebbels, kanë nisur fushatën e tyre të madhe për të bindur qytetarët e Gjermanisë se hebrenjtë janë armiqtë e tyre. I kanë marrë gazetat dhe në atë mënyrë kanë zgjeruar gënjeshtrat në të cilat hebrenjtë janë fajësuar për të gjitha problemet gjermane, përfshirë edhe disfatën nga Lufta e Parë Botërore. Duke përdorur hebrenjtë si “qengjat e sakrificës dhe flijimit” (kurban), Hitleri dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë shpikur dhe sajuar gënjeshtrën e madhe, ashtu si e kanë quajtur edhe vetë ata. Fjala është për teorinë sipas të cilës njerzit do të besojnë në secilën gënjeshtër pavarësisht sa e madhe është ajo, nëse ajo u përsëritet në mënyrë të pandërprerë.

”Të gjithë ofrojnë gënjeshtra të vogla, por rrallë ndokush ka guxim ta thotë gënjeshtrën gjigante. Pikërisht për atë se gënjeshtra është aq e madhe dhe e pazakontë, njerëzit do ta pranojn”- gjoja ka qenë sqarimi personal i Hitlerit./albeu.com/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here