Galaxy S8 nuk do të ketë vend për kufje tradicionale

Teknologji

Nëse ju ishit të zemëruar me Samsung për heqjen e baterisë së lëvizshme në Galaxy S6, atëherë pritni të shikoni se çfarë do të bëjë me Galaxy S8. Sammobile thotë se mundet të konfirmojnë ekskluzivisht se Samsung do të heqë vendin e kufjeve standard 3.5mm nga Galaxy S8.

Kjo do të thotë se të gjitha kufjet tuja të mëparshme nuk do të funksionojnë me këtë telefon, përveç nëse përdorni një adapter USB Type-C, pasi Galaxy S8 do të ketë një portë USB Type-C. Kjo gjithashtu do të thotë se ju nuk do të jeni në gjendje të dëgjoni muzikë dhe të ngarkoni baterinë në të njëjtën kohë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ne e kemi parë Apple të marrë këtë hap me telefonin e tyre dhe një numër OEM-sh kineze. Apple mori shumë kritika për vendimin por kompania thotë se tregoi kurajo duke marrë këtë vendim për të lënë prapa standardin 3.5mm.

Nuk e dimë se si Samsung do të veprojë me këtë vendim pasi me shumë mundësi fansat do të jenë të zemëruar. Por ka disa avantazhe funksionale me këtë vendim.

Duket hequr vendin 3.5mm i lejon Samsung për ta bërë Galaxy S8 më të hollë ndërkohë që liron hapësirë për një bateri më të madhe. Samsung mundet gjithashtu që të integrojë altoparlantë stereo të cilët besohen se do të bëhen ne bashkëpunim me Harman, një kompani që Samsung e ka blerë për $8 miliard. Ndoshta kompania do të mundohet që të bind klientët se kjo është një tregti që ia vlen të bëhet.

Samsung do të zbuloi zyrtarisht Galaxy S8 në shkurt të vitit tjetër në Kongresin Botëror të pajisjeve Mobile në Barcelonë.

ME TE LEXUARAT