Njihuni me fustanin më të bukur të 2016(Foto)

Soft

best-dress-2016Themeluesi dhe disenjatori i brendit Self Portrait Han Chong po radhit suksese të pabesueshme në industrinë e modës, ndërkaq me suksesin e fundit është jashtëzakonisht krenar, sepse njëri ndër fustanet e tij të modeluara tashmë është shpallur kreacion i vitit.

Fustani i bardhë me detajin e dantellës në pjesën e sipërme dhe me fundin e mëndafshtë valëvitës deri tek thembrat brenda natës është bërë njëri ndër më të popullarizuarit ndër të famshmit, andaj mediumet tashmë e kanë shpallur rrobë e vitit.

Brendi londinez Self Portrait është bërë i famshëm me modelin e fustaneve romantike nga dantellat e përpunuara me laser, ndërkaq tani po vazhdon të radhit suksese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fustani i bardhë prej 350 eurosh është në qendër të vëmendjes pasi që dukesha e Cambridge e ka veshur në premierën londineze të filmit “A Street Cat Named Bob”.

Pastaj të njëjtin fustan e ka veshur edhe pasanikja e njohur Paris Hilton në gala-mbrëmjen Amfar.

Derisa Kate Middleton stilin e ka përshtatur me këpucë me taka Gianvito Rossi dhe çantën Mulberi me ngjyrë të njëjtë, Paris Hilton dukjen e ka pasuruar me kurorë dhe vathë të varur.

Është zbuluar që nuk i ka rezistuar as e bija e shefit të Formulës 1, Tamara Ecclestone. Ajo me fustan ka pozuar për gazetën britanike “Evening Standard”. /Telegrafi/

 

ME TE LEXUARAT