Mbi 1000 foto nudo të studenteve të ndryshme si dhe të dhënat e kartave të identitetit, janë bërë publike në internet.
Vajzat të moshës 20-25 vjeç, kishin dërguar foto nudo tek disa persona të cilëve u kishin marrë para borxh, si formë garancie, por të gjitha këto informacione private janë publikuar në rrjet.
Ky rast është shënuar në Kinë dhe policia është vënë në alarm, dhe tashmë po punohet për bllokimin e tyre.