U fotografua duke bërë shopping në Milano, irritohet Majko, ja ç’shkruan në FB

majko-mat

Pas publikimit të fotove teksa bën shopping me bashkëshorten në Milano, reagon vetë deputeti Pandeli Majko. Përmes ironisë ai thotë që paska bërë gabim që ka dalë jashtë shtetit dhe që paska hyrë në dyqan me gruan.

Fotot e deputetit u publikuan ne media dhe u shpërndanë menjëherë në rrjet, por më shumë se sa lajm për Majkon është humor.

“Dikush më ka fotografuar me gruan time në një market popullor jashtë vendit. Ka dalë në faqen “Jeta Osh Qef”… Lajmi shoh që është hapur për “qef” edhe nga mediat serioze. Ky është ai momenti kur kupton se të dalesh jashtë vendit është gabim. Të hysh në dyqan me gruan është “gabim” edhe më i madh. Ju falenderoj për humorin se lajmin nuk e shoh”, shkruan Majko në “Facebook”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici qëllon me armë të riun që e kërcënoi me thika

Një adoleshent ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u qëllua me ...