Shumat marramendëse që fitonin shqiptarët nga prostitucioni i 20 vajzave

Aktualitet

polici-italiane“Në qoftë se 1.500 euro në javë do ju duken pak, vetëm shumëzojini për njëzet vajzat që ky grup kishte nxjerrë për të prostituuar”. Kështu e ka nisur fjalën e tij kreu i hetimeve Lorenzo Bucossi teksa ka dhënë detaje lidhur me operacionin policor në Itali ku u shkatërrua një bandë shqiptarësh të akuzuar për kontrollin e trafikut të drogës dhe prostitutave në Milano.

Ai ka thënë se banda me 14 shqiptarë, fitonin 1500 euro nga një vajzë që prostituonte vetëm në një javë, deri në 12 mijë euro në muaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas hetuesve, këto para më pas investoheshin në trafikun e kokainës që vinte me makinë nga Holanda.

Gjatë operacionit të koduar “Toka Jonë”, policia ka sekuestruar rreth 7 kg kokainë dhe tre kg marijuanë të fshehura në disa pako oriz në një apartament në via Scrivia (në mes të progresit Lodi) që përdorej nga një nga të arrestuarit.

Banda ishte e njohur edhe për dhunën që ushtronte ndaj vajzave që nxirrnin në rrugë për prostitucion. Sakaq mësohet se disa prej shqiptarëve kishin marrë pjesë edhe në një përplasje me armë që kishte ndodhur në zonën e Lorenteggio-s disa kohë më parë.

Gjatë këtij incidenti nuk ka pasur viktima, edhe pse disa njerëz të maskuar qëlluan mbi një makinë që kishte në bord të tjerë shqiptarë të të njëjtit grup, mesa duket qëllimi ka qenë për t’i frikësuar, shkruajnë mediat italiane.

ME TE LEXUARAT