Shqipëri-Izrael, ja dënimi i rëndë i FIFA-s për Etrit Berishën

Sport

Federata Shqiptare e Futbollit deklaroi se është njohur sot me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës në FIFA gjatë mbledhjes së datës 9 dhjetor.

Burimet zyrtare thane se lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael, komisioni ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Gjithashtu, sipas FSHF, portieri Etrit Berisha, i cili u ndëshkua me karton të kuq gjatë kësaj ndeshjeje, është dënuar me 2 ndeshje pezullim dhe 5.000 franga zvicerane gjobë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT