Fier, kapen 64 kg kanabis, nje person shpallet ne kerkim

kanabis-punishtePolicia sekuestron 64 Kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar ne Fier.

Më datë 30.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin:

-A.K, 24 vjeç, banues në Maqedoni.

Nga dyshimet se në mjetin tip “Volkswagen” me targa SK 0605 AL kishte lëndë narkotike, shërbimet e policise u vunë menjëherë në ndjekje.

Gjatë ndjekjes nga punonjësit e policisë, drejtuesi i mjetit ka goditur mjetin tek trafikndarsja në rrethrrotullimin e Kolonjës Lushnje dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.

Nga veprimet e kryera në mjetin e braktisur u gjetën dhe sekuestruan 64 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
(Nenet 283 e 283/a të Kodit Penal).

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Elbasan, bojkotuan skuadrën, Alikaj në burg: Na hoqën bukën një javë, hanim byrekë

Një nga pesë anëtarët e “grupit armiqësor” që u pezulluan nga skuadra ...