Femra, këto shqetësime nuk duhet t’i anashkaloni, rrezikoni kancerin në mitër

kanceri-miterAnemia – Si rezultat i gjakderdhjeve të rënda të cilat shfaqen për shkak të kësaj sëmundje, është e mundur edhe shfaqja e anemisë. Në rast se ndiheni të lodhur, rrahjet e zemrës tuaj mund të përshpejtohen edhe gjatë ngarkesës më normale, kjo do të thotë se ju jeni anemik.
Rrjedhje të pazakonta – Gjatë zgjerimit të kancerit në brendësi të qafës së mitrës, qelizat e murit të mitrës fillojnë të bien duke krijuar kështu lëng të ujshëm.
Puçërra apo lytha gjenitale – Shfaqja e tyre brenda apo jashtë vaginës shfaqen gjatë infeksionit me HPV, i cili rrit shanset për zhvillimin e kancerit në qafën e mitrës.
Dhimbja apo gjakderdhja – Qelizat e këtij lloj kanceri rriten dhe shumohen në murin e qafës së mitrës, duke shkaktuar thatësinë e saj, gjatë të cilës gruaja nuk ndjen komoditet, si dhe është e mundur shfaqja e gjakderdhjeve të lehta. Mbani mend, duhet patjetër të njihni shkakun e çdo gjakderdhje që ndodh jashtë ciklit menstrual
Problemet me urinimin – Rritja e qafës së mitrës shkakton presion mbi fshikëzën e urinës dhe veshkat, e cila shkakton rrjedhjen me vështirësi të urinës. Si pasojë e kësaj shfaqen probleme me urinimin, dhimbje si dhe infeksione urinare.
Dhimbja e këmbëve, pelvisit apo shpinës – Rritja e qafës së mitrës, si rezultat i përhapjes së qelizave kancerogjene, shtyp organet e brendshme dhe enët e gjakut. Si rezultat i kësaj shkaktohet qarkullimi me vështirësi i gjakut, gjë e cila shkakton dhimbje dhe ënjtje të kyçeve të këmbëve.
Humbja e peshës – Numri i madh i llojeve të kancerit, shkakton humbjen e oreksit. Në rast se dobësimi është tepër i dukshëm dhe zgjat m ë tepër kohë, bisedoni me doktorin tuaj.
Këshillë
Gratë duke filluar nga mosha 21-30 vjeçare, duhet të bëjnë PAP test një herë në vit, ndërsa mbi moshën 30 vjeçare, dy herë në vit, si dhe kryerja e testit të HPV është e detyrueshme çdo 3 deri në 5 vjet. Vetëm me anë të kryerjes së kontrolleve të rregullta gjinekologjike dhe të PAP testit, shumica e ndryshimeve parakancerogjene, mund të zbulohen herët dhe të shërohen para se të arrijë të zhvillohet kanceri. Çdo kancer invaziv i cili tashmë është zhvilluar, është e mundur që me kryerjen e testeve skrining do të zbulohet që në fazat e para, atëherë kur është i mundur edhe shërimi i plotë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici qëllon me armë të riun që e kërcënoi me thika

Një adoleshent ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u qëllua me ...