La fëmijën 22-muajsh në automjet deri sa vdiq, burg përjetë babait
Një 36-vjecar është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Xhorxhia të SHBA-ve, pasi la fëmijën e tij të mbyllur në një makinë duke i sjellë vdekjen nga temperaturat e larta.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2014, kur 36-vjecari Xhastin Ros Herris la të mbyllur në makinë fëmijën e tij për disa orë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm pa të drejtë që të kërkojë lirim me kusht, ndërsa në gjykatë ai tha se ngjarja ka qenë aksidentale pasi e kishte harruar fëmijën në automjet.
Fëmija vdiq nga hipertermia, pasi temperaturat shënonin mbi 32 gradë celcius.