E pabesueshme, këto fakte nuk i keni ditur për makinat e blinduara...

Soft

Tregu i veturave të blinduara është një treg që nuk njeh krizë. Drejtorë kompanish, politikanë, personalitete të rëndësishme dhe kushdo që ka frikë për jetën e tij kanë një pafundësi zgjedhjesh në dispozicion.

Por një veturë e blinduar nuk mund të konsiderohet një tank, është një mjet, që ndonëse duhet të mbrojë pasagjerët, duhet të ketë pamjen e një makine normale.

Por si përcaktohet nëse një veturë e blinduar është e sigurt apo jo? Informacionin e parë e jep niveli i sigurisë që është i certifikuar. Me kalimin e viteve, përpunimi i materialeve dhe saktësia e testeve kanë përcaktuar disa nivele të ndryshme certifikimi që përkojnë me rezistencën ndaj kalibrave të ndryshëm të plumbave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga niveli një deri në pesë vetura është rezistente ndaj goditjeve me pistoletë. Ndërsa në nivelet e sigurisë gjashtë, shtatë dhe tetë, vetura është rezistente ndaj goditjeve me armë të gjata, si automatikët kallashnikov. Në krye të listës janë nivelet 13 dhe 14 që arrijnë të jenë rezistente ndaj plumbave të kalibrit 14,5 milimetra. Për të pasur një ide këto plumba përdoren nga automatikët e helikopterëve, antiajrorëve ose snajperëve më të fuqishëm.

Në këtë pikë të gjithë mendojnë se aspekti më i dobët i një veture të blinduar janë pjesët prej kristali. Por nuk është më kështu. Me zhvillimin e teknologjisë xhamat janë shumë transparentë dhe njëkohësisht mund të kenë të njëjtën rezistencë që kanë edhe pjesët prej çeliku. Pra dritaret nuk janë më thembra e Akilit për veturat e blinduara.

Në një rast atentati, nuk është më e mundur që të çash edhe gomat. Që janë të pajisura me sisteme nga më të ndryshmet të mbrojtjes. Madje në nivelet më të larta të sigurisë, veturat e blinduara i rezistojnë edhe shpërthimeve me bombë deri në gjashtë kilogram tritol. Për të mos llogaritur sisteme automatike për fikjen e zjarrit, apo për mbrojtjen e pjesëve jetike të makinës si motori.

Me pak fjalë, ndonëse nuk janë në nivelin e veturës së presidentit të SHBA-së (që është një blind i vërtetë i maskuar si makinë rruge), këto mjete me siguri që i hapin shumë probleme industrisë së krimit. /trt/

ME TE LEXUARAT