EUROPOL jep alarmin: Presim sulme terroriste, ja vendet e rrezikut

Kliko per me shume info

kercenimi-isisAgjencia policore e Bashkimit Evropian ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve të reja të militantëve të Shtetit Islamik.

Përmes një raporti të sotëm, më 2 dhjetor, EUROPOL ka thënë se në Evropë ka të paktën disa dhjetëra persona që ka mundësi të kryejnë sulme terroriste.

Kliko per me shume info

Raporti paralajmëron se sulmet gjatë dy viteve të fundit në Francë dhe Belgjikë tregojnë se ekstremistët mund të planifikojnë në mënyrë efektive sulme komplekse.

Gjithashtu në raport theksohet se taktika e përdorimit të bombave të vendosura në vetura mund të përdoret edhe në Evropë.

Por duhet pasur parasysh se ka një ndryshim edhe në objektiva, duke kaluar nga sulmet ndaj personelit policor apo ushtarak tek ato që i cilëson si “objektiva të buta”.

Kjo sqarohet më së miri sipas raportit në sulmin në Paris, ku u sulmua një klub nate dhe një stadium futbolli.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here